Home / Lajme / Maqedoni / MPB: Nuk do të tolerohet prishje e procesit zgjedhor

MPB: Nuk do të tolerohet prishje e procesit zgjedhor

5 prill-Në lidhje të punës së Shërbimeve administrative, nga MPB-ja informojnë se qytetarët do të mund në të gjitha njësitë rajonale të aplikojnë edhe të shtunën për marrjen e dokumentit personal, në kohën prej ora 08:30 deri në 16:30, përderisa të dielën do të jepen dokumentet veç më të gatshme. Thjeshtë në Shkup, qytetarët do të mund edhe të dielën të aplikojnë për letërnjoftim.

Në prag të votimit të ardhshëm të raundit të dytë të zgjedhjeve, si dhe rivotimi në disa vende të dielën, Ministria e Punëve të Brendshme përfundoi me veprimin në periudhën e fushatës në këto dy javë dhe me planifikimin e masave dhe aktiviteteve për sigurimin e votimit më 7 prill.

Të gjitha sektorët e punëve të brendshme dhe Departamenti për njësi të posaçme, kumtoi në konferencën e sotme për shtyp ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, kanë përgatitur plane konkrete operative për sigurimin e procesit zgjedhor me detyra të qarta dhe masa për veprimin e nëpunësve policorë gjatë kohës së procesit zgjedhor në pajtim me vlerësimin e bërë paraprakisht për rreziqe të mundshme dhe vende krize ku do të mund të ndodhin parregullsi të caktuara në lidhje me procesin zgjedhor.

Me shoqërim policor, dje është kryer transporti i materialit të besueshëm zgjedhor nga shtypshkronja në Manastir “Kiro Dandaro” deri te selia e 37 komisioneve komunale zgjedhore.

MPB-ja do t’i sigurojë 1.614 vendvotime në 949 qendra të votimit, të sistemuara në 582 vende të banuara, nga ora 06:00 deri në orën 19:00, gjegjësisht deri në përfundimin e përgjithshëm të votimit dhe të punës së Bordeve zgjedhore.

Sigurimi përfshin sigurim fizik të objektit ku gjenden vendvotimet dhe kalimi deri te ta gjatë kohës së votimit, sigurimi fizik i materialit votues dhe siguri personale e votuesve, kandidatëve, punëtorë partiak ose përfaqësues, anëtarë të KZ-së, vëzhgues të akredituar dhe në përgjithësi opinioni-bashkësia.

Në ditën e zgjedhjeve, theksoi Jankulloska, do të ndërmerren të gjitha masat e duhura për largimin e kërcënimeve potenciale për sigurimin në këtë periudhë edhe atë parandalimin e tentimeve eventuale për parandalimin e lirisë së lëvizjes së votuesve deri te dhe nga vendvotimet, parandalim i druajtjes ose maltretimit të votuesve, marrje e masave gjatë kërcënimeve eventuale të orientuara ndaj anëtarëve të organeve kompetente për zbatimin e zgjedhjeve, vëzhgues të autorizuar, mediat, parandalimi i sulmeve, dëmtim i objekteve ku kryhet votimi, parandalim i dëmtimit dhe marrjes së materialit zgjedhor dhe të votimit në vendvotime, vendosje e rendit eventual në prishjen e rendit dhe paqes publike në vendvotim sipas kërkesës së Bordit zgjedhor, si dhe parandalim i mbajtjes së armëve në vende publike dhe veçanërisht të mos lejohet mbajtje e armëve në dhe rreth vendvotimeve.

MPB-ja, mes tjerash, do ta sigurojë edhe materialin zgjedhor në të gjitha fazat e dorëzimit.

“Më 24 mars, para së gjithash qytetarët, treguan dhe dëshmuan se vendi i Republikës së Maqedonisë është në Bashkimin Evropian. Treguan se në mënyrë të qetë dhe demokratike dinë ta shprehin dëshirën e tyre dhe të zgjedhin ofertë me të cilën konsiderojnë se kanë një të ardhme më të mirë. Unë jam e bindur se përfundimisht me dinjitet, në mënyrë korrekte dhe demokratike do të kalojë edhe raundi i dytë”, tha ministrja Jankulloska.

Ajo dërgoi porosi se nuk do të tolerohet kurrfarë tentimi ose prishje e procesit zgjedhor. Të gjithë të involvuarit do të zbulohen dhe do të sanksionohen.

Në lidhje të punës së Shërbimeve administrative, nga MPB-ja informojnë se qytetarët do të mund në të gjitha njësitë rajonale të aplikojnë edhe të shtunën për marrjen e dokumentit personal, në kohën prej ora 08:30 deri në 16:30, përderisa të dielën do të jepen dokumentet veç më të gatshme. Thjeshtë në Shkup, qytetarët do të mund edhe të dielën të aplikojnë për letërnjoftim.

Në pyetje të gazetarëve, nëse deri te MPB-ja ka arritur ndonjë kërkesë për asistimin në lidhje me hetimin për rastin me Komisionin Komunal Zgjedhor në Çair, Jankulloska informon se deri në mëngjes nuk ka kërkesë për një aktivitet konkret nga MPB-ja.

“Plotësisht jemi të vendosur në funksion të të gjitha kërkesave të prokurorisë në zbardhjen e këtij dhe cilit do rast tjetër, jo vetëm lidhur me zgjedhjet, por për secilin për të cilin vepron prokuroria”, theksoi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska.

Raundi i dytë i zgjedhjeve po afrohet, ndërsa Struga kush e din se në çka po shndërrohet. Ky vlerësim vjen nga ajo që ditëve të fundit në Strugë është shtuar prania e pjesëtarëve të policisë, flitet se janë sjellë nga qytetet tjera, si dhe me praninë e forcave speciale të policisë, të cilët vërehen edhe nëpër vendbanimet e ndryshme, kryesisht shqiptare.

Lidhur me praninë e shtuar të forcave policore në Strugë dhe në vendbanimet tjera-kryesisht shqiptare, në mënyrë permanente kanë shprehë shqetësimin dhe kanë reaguar edhe nga shtabi i kandidatit shqiptar për komunën e Strugës, Ziadin Sela, dhe këto veprime të panevojshme të këtilla të MPB-së i kanë cilësuar si presion lidhur me zgjedhjet e 7 prillit.
Kandidati Sela ka apeluar tek qytetarët për durim, urtësi dhe të ruajnë gjakftohtësinë dhe gjithë këtë ta shprehin më 7 prill, duke dalë masovikisht në votime, në mënyrë demokratike, të civilizuar dhe qetë, me votën e tyre të japin përgjigjen më të qytetëruar dhe më të kulturuar.
Megjithatë, dita e enjte dhe sot e premte në Strugë, ka zbardhur me praninë e forcave të shtuara speciale të policisë, që janë shpërndarë nëpër pika të ndryshme.

Qytetarët e Strugës, sidomos shoferët e autotaksive nga vendbanimet rurale, gjatë ditës së djeshme dhe të sotme njoftuan për praninë e forcave speciale të policisë nëpër disa fshatra shqiptare. Në mesin e struganëve kjo po komentohet si një formë e shtetrrethimit të Strugës, në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve, por edhe në këtë qytet turistik.

Pos kësaj, në Strugë kanë zbarkuar edhe ekipet e inspektorëve të Drejtorisë së të Hyrave Publike, të cilët siç bëhet e ditur nga disa afaristë ata ushtrojnë kontrolle nëpër bizneset e ndryshme, kryesisht shqiptare, dhe duke shqiptuar dënime mandatore në lartësi të mëdha. Të njëjtin veprim bëjnë edhe policia dhe inspektorët e komunikacionit rrugor, duke shqiptuar dënime (në vendin e ngjarjes), prej 300, 400 e më shumë euro.
Dhe së fundi, në Strugë, pothuaj se kanë zbarkuar e tërë Qeveria, të cilët janë vënë në funksion të kandidatit maqedonas për kryetar të komunës së Strugës

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *