Home / Lajme / Maqedoni / MPB: Zgjedhjet e qeta në atmosferë demokratike, nuk janë regjistruar incidente më serioze

MPB: Zgjedhjet e qeta në atmosferë demokratike, nuk janë regjistruar incidente më serioze

7 prill-
Më serioz është rasti në Strumicë, ku në shkollën fillore “Marshall Tito” votimi është ndërprerë në ora 09:18. Sipas denoncimit, në vendvotimin 1.734 një person 29-vjeçar nga Strumica e ka thyer kapakun e kutisë së votimit. Personi menjëherë është dërguar në Stacionin policor në Strumicë për procedurë të mëtejme, ndërsa pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim adekuat.

Në pajtim me informatat nga terreni dhe të gjitha njohuritë me të cilat disponon Shtabi operativ i Ministrisë së Punëve të Brendshme, dita zgjedhore po kalon në atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike.

Deri tani, deri në ora 14, informoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski, nuk është regjistruar asnjë incident më serioz, as deri te MPB-ja nuk kanë arritur denoncime për çfarëdo shkelje më të madhe të procesit zgjedhor.

“Në këtë moment votimi po zhvillohet pa probleme në të gjitha, mbi 1.600 vendvotime. Vetëm në disa vendvotime, për shkak të problemeve më të vogla, erdhi deri te ndërprerja e votimit, i cili më vonë vazhdoi”, tha Kotevski.

Më serioz është rasti në Strumicë, ku në shkollën fillore “Marshall Tito” votimi është ndërprerë në ora 09:18. Sipas denoncimit, në vendvotimin 1.734 një person 29-vjeçar nga Strumica e ka thyer kapakun e kutisë së votimit. Personi menjëherë është dërguar në Stacionin policor në Strumicë për procedurë të mëtejme, ndërsa pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim adekuat.

Gjatë ditës së sotme, padi penale lidhur me zgjedhjet është ngritur edhe kundër një personi 49-vjeçar nga Koçani, i dyshimtë se ka kryer vepër penale “shkelje e lirisë të përcaktimit të votuesve”.

Një rast karakteristik, tha Kotevski, u regjistrua edhe në fshatin Radolishtë në Strugë, ku në vendvotimin 1.876 është arrestuar një shtetas shqiptar, për shkak të dyshimit se ka votuar me dokument të Maqedonisë.

Shtabi i MPB-së, potencoi Kotevski, ku marrin pjesë edhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare në vend, vazhdon të punojë dhe po shqyrtohen të gjitha informatat të cilat do të arrijnë deri te policia

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *