Home / Sport / Murinjo: Diego Lopez tani është numri 1 i Realit!

Murinjo: Diego Lopez tani është numri 1 i Realit!

Trajneri i Real Madrid, Zhoze Murinjo, ka bërë të qartë se Iker Kasijas do të duhet të djersijë shumë për të rifituar vendin e tij në formacion pas paraqitjeve të shkëlqyera që po dhuron Diego Lopez.

Portieri i afruar gjatë janarit për të zëvendësuar kapitenin e dëmtuar, është shfaqur bindës në të gjitha ndeshjet ku është aktivizuar dhe kohët e fundit është bërë vendimtar me pritje të shkëlqyera.
“Duhet të jemi të ndershëm në atë që themi. Me mënyrën se si po luan Diego, do të jetë shumë e vështirë që dikush ta largojë atë nga porta. Nuk mund ta them me siguri se ai do të qëndrojë titullar deri në fund të sezonit, por ai po luan shumë mirë. Për momentin, do të jetë e vështirë për Kasijas të qëndrojë edhe në stol ndaj Gallatasarajit, por ai me siguri që do të jetë aty kundër Levantes”, shpjegoi Murinjo pas ndeshjes që Reali barazoi mbrëmë në fushën e Saragozës.
Nëse rivaliteti në portë mund të shihet si diçka pozitive, Murinjo është krejtësisht i pakënaqur me repartin e sulmit të skuadrës së tij, që nuk shënon më me rregullsi si në sezonin e kaluar.
“Është e vërtetë qe të gjithë lojtarët tanë, me përjashtim të Kristiano Ronaldos, po shënojnë më pak gola në këtë sezon dhe kjo është arsyeja se pse skuadra po vuan. Por besoj se golat do të kthehen, në këtë sezon apo në atë pasardhës. Tani bëhet fjalë vetëm për të siguruar vendin e dytë, jo për të fituar kampionatin. Objektivat tonë janë të qartë: të fitojmë Kupën e Mbretit dhe të kalojmë çerekfinalet e Ligës së Kampioneve”, deklaroi trajneri portugez.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *