Home / Sport / Murinjo: Levandovskin e bëmë ne hero!

Murinjo: Levandovskin e bëmë ne hero!

Zhoze Murinjo ka qenë shumë i irrituar me lojtarët e tij pas humbjes së thellë 4-1 përballë Borusia Dortmund, ndërsa nuk ka ngurruar të fajësojë mbrojtësit për këtë disfatë. Shqetësimi më i madh për trajnerin portugez është se si lojtarët e tij nuk bënë detyrën përballë Robert Levandosvkit, autor i të katër golave për skuadrën gjermane, i pari që i shënon katër herë në një ndeshje madrilenëve në Ligën e Kampioneve në historinë e klubit.

”Ne dimë gjithçka për Levandovskin, absolutisht gjithçka, e kemi studiuar në çdo detaj të mundshëm, por përsëri na iku nga kontrolli në të tre golat e parë, ndonëse e dinim me saktësi se çfarë mund të bënte. Sigurisht që është shumë zhgënjyese. Kur unë mundem dhe nuk e meritoj një gjë të tillë, për mua është një dramë. Kur unë mundem dhe e meritoj, është një situatë e papranueshme”, ishte shpërthimi i portugezit.
Gjithsesi, ai nuk i ka hequr meritat Borusias duke e cilësuar një skuadër superiore në këtë sfidë dhe që e meritonte plotësisht fitoren.
“E merituan plotësisht fitoren, ishin më të fortë se ne, ishin më mirë se ne në të gjitha situatat dhe mbërrinin të parët në çdo top. Fitoi skuadra më e mirë. Kërkoja drejtësi, por sot futbolli ishte i drejtë”.
“Mendoj se shumë nga djemtë nuk kaluan një mbrëmje të mirë dhe kjo është pikërisht një nga ato netët ku nuk mund të bësh gabime, pasi në nivel klubesh, kjo është nata e dytë për nga rëndësia në botën e futbollit. Përmbysje? E vështirë, shumë e vështirë, por të shohim”, ishte komenti i trajnerit portugez.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *