Home / Sport / Murinjo: Nëse nuk shkojmë në finale, do të fajësohem unë!

Murinjo: Nëse nuk shkojmë në finale, do të fajësohem unë!

Zhoze Murinjo është i bindur se eliminimi i mundshëm i Real Madrid nga Liga e Kampioneve do të etiketohet nga të gjithë si një dështim i tij personal dhe jo i skuadrës.

“Unë mendoj se në të gjithë klubet e futbollit, jo vetëm në Madrid, suksesi është i të gjithëve ndërsa dështimi është i trajnerit. Kjo ndodh kudo, me përjashtim të disa klubeve të veçanta ku vlerësohet puna e trajnerit si kur gjërat shkojnë mirë, ashtu edhe kur shkojnë keq. Ndaj jam i qetë para ndeshjes me Borusian se e di që tani se gjërat janë kështu e nuk mund të ndryshojnë. Rekordi i 100 pikëve në kampionat mbetet plotësisht i Realit dhe nëse nuk shkojmë në finale do të jetë plotësisht faji im”, ishte batuta polemike e portugezit.
“Në Dortmund thashë që do të ishte e drejtë që ky ekip të fitonte Ligën e Kampioneve, por ajo ishte figurative. Në atë ndeshje fitoi ai që e meritonte dhe humbi ai që e meritonte. Futbolli në Dortmund u tregua i drejtë”, tha ai, këtë radhë duke preferuar që të mos bënte të ditur formacionin e tij, por me besimin se në futboll gjithçka mund të ndodhë.
“Përmbysja varet nga futbolli. Ishte një ndeshje ku në 90 minuta u mundëm 4-1. Por atje gabuam gjithçka. Sot kam lexuar deklarata të një personi që fliste për gjëra të ligjshme e të paligjshme (Bekenbauer). Por ne jemi aq të sinqertë dhe të pafajshëm sa Levandovski na shënoi katër gola dhe ne nuk i bëmë as një faull kundër. Ndërsa tani duhet të luajmë, të luajmë futboll. Nëse kalojmë në avantazh, duhet të vazhdojmë të kërkojmë gola të tjerë dhe të shohim nëse ia dalim mbanë”, tha trajneri i Real Madridit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *