Home / Lajme / Maqedoni / Nacionalistët grekë festojnë pesë vjet nga vetoja në Bukuresht (VIDEO)

Nacionalistët grekë festojnë pesë vjet nga vetoja në Bukuresht (VIDEO)

4 prill-Me titullin “Pesë vjet nga vetoja në Bukuresht për Shkupin, atëherë kur qeveritë thonin edhe JO!” në tekst përkujtohet në atë që ka ndodhur para Samitit të Aleancës dhe për “presionet mbi Qeverinë greke, të cilat kanë qenë të shumta dhe të mëdha”.

Portali informativ grek Njuzbomb, i cili kryesisht ka qëndrime nacionaliste për gjithkça që ka të bëjë me Maqedoninë, publikoi tekst me të cilin shënohen pesë vjet nga “jo-ja inkurajuese” e qeverisë së atëhershme të Kostas Karamanlisit për aderimin e Maqedonisë në NATO.

Me titullin “Pesë vjet nga vetoja në Bukuresht për Shkupin, atëherë kur qeveritë thonin edhe JO!” në tekst përkujtohet në atë që ka ndodhur para Samitit të Aleancës dhe për “presionet mbi Qeverinë greke, të cilat kanë qenë të shumta dhe të mëdha”.

“Këtyre ditëve para pesë vjetëve, prej 2 deri në 4 prill u mbajt samiti i NATO-s në Bukuresht. Atëherë kryeministri Kostas Karamanlis tha JO për hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe vendosi veto derisa nuk zgjidhet çështja e emrit përmes bisedimeve. Pas kundërshtimit të madh edhe nga Shkupi edhe nga shumë partnerët tanë në NATO, Qeveria greke nuk e ka ndërruar qëndrimin e saj. Qeveria jonë atëherë bëri qartë të ditur se qëndrimi i njëjtë do të zbatohet edhe në raportet mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë”, shruan portali.

Tekstin e Njuzbomb e trasmetuan disa media greke.

NACIONALISTËT GREKË FESTOJNË PESË VJET NGA VETOJA NË BUKURESHT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *