Home / Lajme / Maqedoni / Ndahen çertifikatat për këshilltarët e rinj të Tetovës (VIDEO)

Ndahen çertifikatat për këshilltarët e rinj të Tetovës (VIDEO)

Tetovë, 3 Prill – Komisioni Komunal Zgjedhor në Tetovë ka ndarë zyrtarisht çertifikatat për këshilltarët e rinj në këshillin e ardhshëm katër vjeçar në komunën e Tetovës.

Me këtë rast, kryetari i komisionit Komunal Zgjedhor në Tetovë Iljaz Halimi, këshilltarëve të cilët kanë marrë mandat u ka ndarë çertifiktata 31 këshilltarëve nga parti të ndryshme të cilët garruan në zgjedhjet e 24 Marsit për këshillin e komunës së Tetovës.

“Sot zyrtarisht u ndamë çertifikatat për lëshilltarët e rinj në komunën e Tetovës për katër vitete ardhëshme. Me këtë rast u dëshiruam sukses në punën e tyre katërvjeçare. Shpresoj se ata me përgjegjësi më të madhe do të punojnë për të mirën e qytetarëve të Tetovës. Përbërja e re e këshillit të komunës do të jetë m,e parti të ndryshme dhe uroj që këshilltarët e rinj të kenë sukses në punën e tyre ” tha Iljaz Halimi, kryetar i KZK në Tetovë. Në këshillin e ardhshëm të komunës së Tetovës do të ketë 31 këshilltarë edhe atë BDI-ja 12 këshilltarë, 10 PDSH-ja, 5 VMRO-DPMNE, 2 LSDM-ja, dhe nga një këshilltarë Rilindja Demokratike Kombëtare dhe partia Demokratike e Turqve. Në përbërjen e re të këshillit të komunës së Tetovës krahas fytyrave të reja megjithatë do të ketë këshilltarë nga përbërja e vjetër. Kështu, nga radhët e BDI-së, nga përbërja e vjetër janë Qefali Havziu dhe Kujtime Iljazi, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare në këshilline ardhshëm të Tetovës do të përfaqësohet nga më shumë këshilltarë nga përbërja e kaluar. Kështu, sërish në këshill do të jenë, Durim Luma, Muzafer Livoreka, Vjollcë Berisha dhe Zehra Sulejmani.Për dallim nga këshilli i cili u konstitua në vitin 2009, kësaj radhe dy partitë më të ëmdha shqiptare BDI-ja dhe PDSH-ja kanë nga një këshilltarë më shumë gjegjësisht BDI do të ketë 12 këshilltarë, PDHS-ja 10. Poashtu rritje të ëkshilltarëve ka edhe VMRO-DPMNE-ja e cila në këshillin e kaluar përfaqësohej nga 4 këshilltarë, kurse tani do të ketë 5 këshilltarë. Rënie të listës së këshilltarëve ka LSDM-ja, e cila nga tre këshilltarë tani do të ketë vetëm dy këshilltarë. Në përbërjen e kaluar të këshillit të komunës së Tetovës, BDI-ja ka pasur 11 këshilltarë, PDSH-ja 9, katër këshilltarë ka pasur VMRO-DPMNE-ja, tre LSDM-ja, dy DR dhe nga një NSDP dhe VMRO-Popullore.

NDAHEN ÇERTIFIKATAT PËR KËSHILLTARËT E RINJ TË KOMUNËS SË TETOVËS ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *