Home / Lajme / Maqedoni / Ndërroi jetë ish kryeministrja e Britanisë së Madhe Margaret Thaçer

Ndërroi jetë ish kryeministrja e Britanisë së Madhe Margaret Thaçer

8 prill-Gjatë qëndrimit të saj si kryeministre Margaret Thatcher mori një qëndrim të pakompromis kundër sindikatave, në krahasim me ish-Bashkimin Sovjetik dhe politikat ekonomike të përcaktuara ne tregjet e lira

Ish-kryeministrja e Britanisë, Margaret Thatcher, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.

Zëdhënësi i saj ka thënë se Thatcher ka pësuar sulm. Margaret Thatcher është gruaja e parë që zuri postin e Kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar dhe ishte gruaja e parë qe mori mbi vete sfiden për të udhëhequr një parti të madhe politike në vend. Ajo veproi me poste shumë të rëndësishme dhe mori përgjegjësi të mëdha si lidere e Partisë Konservatore para se ajo të zgjidhej përfundimisht në postin kryeministres se vendit në vitin 1979 pas së cilës ajo u rizgjodh për herë të dytë dhe të tretë rresht. Gjatë qëndrimit të saj si kryeministre Margaret Thatcher mori një qëndrim të pakompromis kundër sindikatave, në krahasim me ish-Bashkimin Sovjetik dhe politikat ekonomike të përcaktuara ne tregjet e lira.(KOHA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *