Home / Sport / Ndeshja mes Shkëndijës dhe Vardarit përfundoi pa fitues (VIDEO)

Ndeshja mes Shkëndijës dhe Vardarit përfundoi pa fitues (VIDEO)

Tetovë, 17 Prill – Ndeshja e cila tërhoqi një vëmendje të theksuar, ajo ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit që u luajtë në stadiumin e qytetit në Tetovë, nuk ishte një spektakël sic pritej dhe përfundoi me rezultatin më të njohur 0-0.

Të dyja ekipet ishin të kujdesshme në mbrojte dhe të druajtura që të bëjnë sulme, mbronin portat e tyre dhe nuk sulmonin portën e kundërshtarin. Në pjesën e dytë, më kontretisht në minutën e 65-të, Murati bëri një gjuajtje të fortë nga 35 metra, por që për fat të mirë të kundërshtarëve goditi shtyllën e portierit Miliq.

Megjithatë në ndeshjen kthyese, Shkëndija do ta ketë rëndë në stadiumin “Filipi i Dytë” që të mposht Vardarin ose të barazojë duke shënuar që të kualifikohet në finale.

Këtë ndeshje e panë një numër i mirë i tifozerisë tetovare, duke vënë theks të veçant te Ballistët të cilët ndërprenë bojkotin për ti dhënë andrenalinë ekipit kuq e zi.

Skuadra e Teteksit bëri një hap të madh drejt finales së Kupës së Maqedonisë, pasi si myasfirë mundi skuadrën e Sileksin në Kratovë me 1-0. Autor i golit të vetëm në këtë përballje ishte Nastevski në minutën e 83-të

NDESHJA SHKËNDIJA – VARDARI PËRFUNDOI PA FITUES ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

“Ballistët” kallin Milanon (Foto/Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano. Grupi i tifozëve “Ballistët”, kanë udhëtuar për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *