Home / Lajme / Maqedoni / Në Greqi nuk ka informata se çka është biseduar në takimin Nimic-Vasilakis

Në Greqi nuk ka informata se çka është biseduar në takimin Nimic-Vasilakis

9 prill-Në paralajmërimet për takimin e sotëm të përbashkët citohet vetëm kumtesa e paradokohshme e KB-së se qëllimi është që të vazhdojnë bisedimet që të gjehet zgjidhje e pranueshme reciproke për çështjen për emrin.

I dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm i KB-së në bisedimet midis Greqisë dhe Maqedonisë Metju Nimic në Nju-Jork kishte takime të ndara me negocuesit nga të dy vendet, ambasadorët Adamantios Vasilakis dhe Zoran Jolevski.

Kjo është tani për tani informata e vetme në Greqi për takimet e djeshme të ndara në Nju-Jork, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Në paralajmërimet për takimin e sotëm të përbashkët citohet vetëm kumtesa e paradokohshme e KB-së se qëllimi është që të vazhdojnë bisedimet që të gjehet zgjidhje e pranueshme reciproke për çështjen për emrin.

Pas takimeve të fundit në Nju-Jork në janar të këtij viti, informata në Greqi për takimet në Nju-Jork ishin se në takimet “nuk ka pasur asgjë konkrete” dhe se është biseduar për “çështje të vështira” dhe për “esencën e problemit”. Burimet diplomatike greke atëherë pohonin se ndërmjetësuesi në takimet individuale dhe në takimin e përbashkët nuk ka prezantuar elemente të reja dhe pozicionet e tij kanë lëvizur në kornizat tashmë të njohura.

Nimic pas takimit të përbashkët në janar me Jolevskin dhe Vasilakisin deklaroi se ka pasur takim konstruktiv në të cilin është biseduar për esencën e çështjes. Ai tha se pozicionet e të dy vendeve janë kristalizuar dhe nënvizoi se të dyja palët me këmbëngulje punojnë që të konfirmohet se nëse mund të arrihet marrëveshje

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *