Home / Lajme / Maqedoni / Në konferencën në Beograd fshihet emri kushtetues i Maqedonisë, nën presion të Greqisë (VIDEO)

Në konferencën në Beograd fshihet emri kushtetues i Maqedonisë, nën presion të Greqisë (VIDEO)

13 Prill – Në të vërtetë, zëvendës ministri grek i Drejtësisë, Kostas Karagunis ka kërkuar nga organizatorët e konferencës ta fshijnë emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë nga materialet dhe shkrimet e konferencës dhe të shkruajnë “FIROM”.

Greqia korri fitore të vogël në Beograd, shkruajnë sot mediat greke, duke informuar për konferencën rajonale të ministrave të drejtësisë dhe punëve të brendshem nga EJL, kushtuar luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në rajon.

Në të vërtetë, zëvendës ministri grek i Drejtësisë, Kostas Karagunis ka kërkuar nga organizatorët e konferencës ta fshijnë emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë nga materialet dhe shkrimet e konferencës dhe të shkruajnë “FIROM”.

Organizatorët e konferencës, ministritë serbe të Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë e kanë plotësuar kërkesën e funksionarit grek dhe çdokund ku shkruante Maqedoni, është ndërruar me referencën FIROM.

Mediat greke informojnë se informatat e tilla duhet të publikohen pikërisht me qëllim që “gabimet e tilla mos të përsëriten në Serbi”.

BEOGRAD: FSHIHET EMRI KUSHTETUES I MAQEDONISË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *