Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni gratë jetojnë 4,3 vite më shumë se burrat (VIDEO)

Në Maqedoni gratë jetojnë 4,3 vite më shumë se burrat (VIDEO)

8 prill-Shkalla e vdekshmërisë, si rezultat i sëmundjeve kronike është 159 persona në 100.000 banorë. Gjendja është përmirësuar tek gratë, me shkallë të vdeshmërisë prej 114,9 persona në njëqind mijë, në krahasim me burrat ku shkalla e vdekshmërisë nga sëmundjet kronike është 202,2 për qind.

Gratë në Maqedoni mesatarisht jetojnë 77 vjet, dhe për 4,3 vjet më shumë se burrat të cilët mesatarisht jetojnë 72,7 vjet. Shkalla e vdeshkmërisë vitin e kaluar është rritur për 1,8 për qind në krahasim me vitin 2011, ndërsa si arsye më të shpeshta për vdekjen janë sëmundjet e sistemit qarkullues dhe neoplazmat.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë me rastin e Ditës së shëndetit – 7 Prilli, në vitin 2011, 89,1 për qind e popullatës kanë pasur qasje deri te mrbojtja primare shëndetësore që është për 3,6 për qind në krahasim me vitin paraprak.

Mosha mesatare e popullsisë është 37,5 vjet me ç’rast tek burrat mesatarja është 36,7, ndërsa tek gratë 38,3 vjet. Dendshmëria e popullsisë në vend është 80,1 banorë në një kilometër katror. Sipas vlerësimit të popullsisë përfundimisht me 30 qershor të vitit 2011 në vend ka 2.058.539 banorë.

Jetëgjatësia e pritur për personat e moshës prej 65 vjeç dhe më shumë është 13,9 vjeç për burrat dhe 15,9 për gratë. Është shënuar lëvizje pozitive edhe tek burrat edhe tek gratë, por, megjithatë, gratë kanë jetëgjatësi më të madhe të pritur për 1.9 vjeç në krahasim me burrat.

Lidhur me plakjen e popullsisë, në vitin 2011, pjesëmarrja e popullsisë së re (0-14 vjeç) është 17,3 për qind, ndërsa pjesëmarrja e popullsisë së plakur (65 dhe më shumë vjeç) është 11,8 për qind. Koeficienti i varshmërisë së moshës si raport midis numrit të përgjithshëm të personave të cilët janë në moshë si kryesisht janë ekonomikisht më joaktiv (65 dhe më shumë vjeç) dhe numri i përgjithshëm i personave të moshës të aftë për punë (15-64) është 16,6 për qind.

Ndryshimet në strukturës e moshës së popullsisë kanë reflekt të tyre mbi numrin e personave të vdekur në shtet, i cili në vitin 2011 është rritur për 1,8 për qind në krahasim me vitin paraprak dhe është 19.465. Mosha mesatare tek të vdekurit nga gjinia mashkullore është 69,9 vjeç, gjegjësisht 74,4 vjeç tek personat e gjinisë femërore.

Si arsye më prezente për vdekje janë sëmundjet e sistemit qarkullues të cilat paraqiten me 59,2 për qind nga gjithsej të vdekurit, neoplazmat me 18,2 për qind, pastaj të vdekurit nga endorinet, sëmundjet nutritive dhe metaboliste me 3,9 për qind…

Shkalla e vdekshmërisë, si rezultat i sëmundjeve kronike është 159 persona në 100.000 banorë. Gjendja është përmirësuar tek gratë, me shkallë të vdeshmërisë prej 114,9 persona në njëqind mijë, në krahasim me burrat ku shkalla e vdekshmërisë nga sëmundjet kronike është 202,2 për qind.

Qasja deri te shërbimet shëndetësore, jo vetëm nga aspekti fizik, por edhe nga ai ekonomik, social ose kulturor, është me rëndësi fundamentale për ndjekje të progresit të sistemit shëndetësor. Realizimi i politikës për imunizim është esenciale për ulje të paraqitjes dhe vdeshmërisë nga një sërë sëmundje infektive dhe është tregues themelor për orientimin e politikës shëndetësore drejt mbrojtjes parandaluese shëndetësore. Përqindja e imunizimit nga sëmundje infektive është e lartë dhe gjatë viteve t kaluara vazhdimisht ka qenë mbi 95 për qind tek fëmijët e moshës nga një vjeç.

Sipas të dhënave të fundit të disponueshme nga viti 2010 nga Instituti për shëndet publik, në Republikën e Maqedonisë ka 2,7 mjekë në 1000 banorë, 1 stomatolog në 1000 banorë dhe 4,6 shtroja spitalore në 1000 banorë.

NË MAQEDONI GRATË JETOJNË 4,3 VITE MË SHUMË SE BURRAT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *