Home / Lajme / Maqedoni / Në Strugë nesër rivotime në 9 vendvotime

Në Strugë nesër rivotime në 9 vendvotime

20 prill-Votimet do të jenë në tre vendvotime në Strugë – vendvotimet 1852 në HC “Glloboçica”; në vendvotimin 1857 në Shtëpinë e Shëndetit në Strugë- baraka e shërbimit të vaksinimit ( edhe pse në paraqitje figuron se vendvotimi ndodhet në kadastrën e Strugës, që po shkakton tollovi dhe paqartësi për zgjedhësit) si dhe në vendvotimin1860 në ndërtesën e komunës së Strugës.

Në komunën e Strugës nesër për zgjedhjen e kryetarit të komunës do të rivotohet në nëntë vendvotime, nga 78 sa ka gjithsej komuna e Strugës.

Votimet do të jenë në tre vendvotime në Strugë – vendvotimet 1852 në HC “Glloboçica”; në vendvotimin 1857 në Shtëpinë e Shëndetit në Strugë- baraka e shërbimit të vaksinimit ( edhe pse në paraqitje figuron se vendvotimi ndodhet në kadastrën e Strugës, që po shkakton tollovi dhe paqartësi për zgjedhësit) si dhe në vendvotimin1860 në ndërtesën e komunës së Strugës.

Në fshatin Oktis votimet mbahen në dy vendvotime: 1883 dhe 1884; në Ladorishtë në vendvotimin 1877; në vendvotimin 1904 në fshatin Borovec dhe në dy vendvotime në fshatin Podgorcë- në ate 1910 dhe 1911.

Nga këto 9 vendvotime ka gjithsej 7.885 votues, sipas listës zgjedhore, me një numër të theksuar të zgjedhësve shqiptar, edhe pse popullata është e përzier. Kandidati shqiptar për kryetar të komunës së Strugës, Ziadin Sela në raundin e dytë të zgjedhjeve arriti të fitojë 17.584 vota (nga 20.770 sa kishte paraprakisht), ndërsa kandidati maqedonas, Vlladimir Koçoski 13.957 vota ( nga 15.276 sa kishte para vendimit të Gjykatës Administrative).

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *