Home / Lajme / Maqedoni / Në Tetovë fillon projekti ‘Socializimi juridik i të rinjve në Maqedoni’ (VIDEO)

Në Tetovë fillon projekti ‘Socializimi juridik i të rinjve në Maqedoni’ (VIDEO)

Tetovë, 02 Prill – Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë filloi me punë praktike të parapara në pilot-projektin “Socializimi juridik i të rinjve në Republikën e Maqedonisë”.

Aktivitetet bashkërisht i zbatojnë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me nismën dhe mbështetjen e organizatës joqeveritare amerikane “PH-Internacional”, njoftoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski. Ai theksoi se në kuadër të projektit do të përpunohen 12 tema debatuese të cilat para nxënësve në mënyrë interaktive dhe me shfrytëzimin e mjeteve ndihmëse bashkëkohore shkollore do t’i prezentojnë katër nëpunësit policorë e SPB Tetovë të cilët muajin e kaluar kanë vizituar dhe në mënyrë përkatëse kanë kryer trajnim përkatës. Sipas planit të organizatorëve, ligjërata do të realizohen deri nga mesi i muajit të ardhshëm.Me projektin në Tetovë janë përfshirë katër paralele të klasës së shtatë në shkollat fillore “Migjeni Vëllazëria” dhe “Goce Dellçev” me gjithsej 120 nxënës të cilët ndjekin mësim në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase. Qëllimi i projektit, i cili do të realizohet edhe në Shkup dhe Kumanovë, është që nxënësit e klasës së shtatë të informohen në tërësi për të drejtat e tyre dhe obligimet si të rinj. Sipas rregullave ligjore në vend, kufiri i moshës për përgjegjësi ndëshkuese është 14 vjeç, ndërsa për të ashktuquajturën reagim institucional është mosha prej shtatë vjeç.

NË TETOVË FILLON PROJEKTI SOCIALIZMI JURIDIK I TË RINJËVE NË MAQEDONI ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *