Home / Lajme / Maqedoni / Në UEJL filloi projekti “Randevu Arsimore (VIDEO)

Në UEJL filloi projekti “Randevu Arsimore (VIDEO)

Tetovë, 19 Prill – Në Universitetin e Evropës Juglindore ne Tetove sot ka filluar realizimi i projektit “Randevu Arsimore” me ç`rast kanë marrë pjesë nxënës të shkollave të mesme nga i gjithë vendi të cilët kanë preznatuar punimet e tyre.

Krahas nxënësve dhe arsimtarëve, në hapjen solemne të këtij projketi kanë marrë pjesë, zëvendësministri i arsimit dhe Shkencës Safet Neziri, kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, drejtori i USAID-it për Maqedoni Robert Wuertz dhe nikoqiri rektori I UEJL-së Zamir Dika. Në fjalimin e tij para të pranishmëve zëvendësministri Safet Neziri, tha se ky eveniment mbahet për 8 herë me radhë në kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, theksoi se punësimi i të rinjëve është një sfidë e madhe për një vend të vogël si që është vendi ynë.

Drejtori i Misionit të USAID-it në Maqedoni, Robert Wuertz tha se kjo randevu ka për qëllim që nxënësit të tregojnë aftësitë e tyre të fituara dhe më pas të garrojnë mes veti. “Asociacioni i shkollave të mesme profesionale në Maqedoni, është themeluar në vitin 2006, si pjesë e programës së USAID-it, me ç`rast janë organizuar shumë aktivitete në shkollat e mesme. Dhe kjo ngeli një trashëgimi prosperuese me qëllim të zhvillimit të shkathtësive për lidership tek studentët dhe dhe përforcimin e lidhjeve ndërmjet shkollave dhe sektorit të biznesit.Përgëzoj këta të rinj, arsimtarët dhe UEJL-në, të cilët marrin pjesë në këtë randevu, me çrast nxënësit do të tregojnë njohuritë e tyre përmes garrave të ndryshme” tha Robert Wuertz. Rektori I UEJL-së Zamir Dika, u shpreh se përzgjedhja që ky eveniment të mbahet në këtë universitet është shumë domethënëse.

Këtë manifestim e ka përshëndetur edhe drejtoresha e shkollës së mesme ekonomike në Tetovë Zana Ismani, e cila foli për rëndësinë e këtij projekti që ka për afrimin e të rinjëve dhe zhvillimin e afëtsive të tyre.

Në randevun arsimore janë të përfshirë më shumë se një mijë nxënës të shkollave të mesme profesionale në Maqedoni.

NË UEJL FILLOI PROJEKTI ” RANDEVU ARSIMORE ” ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *