Home / Lajme / Maqedoni / Nevzat Bejta: Do të realizojmë projektet e hartuara (VIDEO)

Nevzat Bejta: Do të realizojmë projektet e hartuara (VIDEO)

9 prill-Gjithashtu, struktura e re komunale e Gostivarit do të jetë nismëtare e shumë projekteve të bashkëpunimit rajonal, me çka do të përfitojnë edhe komunat fqinje”, thuhet në një letër të lëshuar nga Shtabi zgjedhor i BDI-së për komunën e Gostivarit

Shtabi zgjedhor i BDI-së për komunën e Gostivarit sot ka dalur me nje letër ku vlerëson lart kulturën që treguan qytetarët e Gostivarit ditën e votimeve. “Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, vlerëson lartë kulturën politike të të gjithë qytetarëve të cilët masovikisht, me dinjitet dhe në mënyrë paqësore, dhanë verdiktin e tyre në zgjedhjet e sapopërfunduara lokale. Gostivari është në duart e gostivarasve dhe zoti Nevzat Bejta siguron bashkëqytetarët e tij shqiptarë, maqedonas, turq, romë e të tjerë, se legjitimimi i tij në këtë post është dritë jeshile për fillimin e realizimit të një vistër projektesh tashmë të hartuara të cilat do të jenë pikërisht në interes të të gjithëve. Gjithashtu, struktura e re komunale e Gostivarit do të jetë nismëtare e shumë projekteve të bashkëpunimit rajonal, me çka do të përfitojnë edhe komunat fqinje”, thuhet në një letër të lëshuar nga Shtabi zgjedhor i BDI-së për komunën e Gostivarit.

NEVZAT BEJTA: DO TI REALIZOJM PROJEKTET E HARTUARA ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *