Home / Lajme / Maqedoni / Nikolla Gruevski në takim te presidenti i Republikës së Azerbajxhanit Ilham Aliev

Nikolla Gruevski në takim te presidenti i Republikës së Azerbajxhanit Ilham Aliev

19 Prill – Kryeministri Nikolla Gruevski sot në Baku kishte takimin e parë me presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliev, në të cilën i përshëndeti raportet e mira miqësore mes dy vendeve të çdo niveli dhe kanë shprehur gatishmëri për intensifikimin e tyre shtesë.

Pres-shërbimi i Qeverisë së RM-së informoi se nga kryeministri Gruevski, në mënyrë të veçantë është theksuar nevoja për thellimin e bashkëpunimit ekonomik për shkak të faktit që Azerbajxhani është një nga ekonomitë me rritje më të shpejtë në rajonin kaspik, rritja e së cilës lëvizje prej rreth 20 për qind dhe vazhdon madje edhe në periudhën e krizës botërore dhe momentalisht është rreth 7 për qind.

Bashkëbiseduesit kanë biseduar për mundësitë e avancimit të bashkëunimit, sidomos në sferën energjetike, e cila është me rëndësi të jashtëzakonshme për Aherbajxhanin dhe faktor i rëndësishëm në rajonin kaspik. Në lidhje me këtë, Gruevski është informuar për projektet e mëdha me rëndësi globale që i zhvillon Azerbajxhani, siç janë TAB dhe NABUKO.

Kryeministri Gruevski ka theksuar se në Maqedoni janë të mirëseardhur investitorët azerbajxhanas që janë të interesuar për rritjen dhe zgjerimin e mundësive investuese. Ai e ka njoftuar bashkëbiseduesin e tij për reformat që zbatohen në vendin tonë në sferën e ekonomisë, siç janë lehtësimi dhe zvogëlimi i taksave, vendosja e shkallës së vetme prej vetëm 10 për qind të tatimit personal të taksës së të ardhurave të firimit, lirimin e tatimit të fitimit të mbajtur, zvogëlimin e taksave dhe barrierave administrative, të cilat Republikën e Maqedonisë e bëjnë atraktive për investim dhe destinacion potencial të biznesit për shumë investitorë të interesuar.

Bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për gjendjet në ekonomi në rajonin më të gjerë, mënyrat për kapërcimin e sfidave aktuale ekonomike dhe efektet e tyre, si dhe për mundësitë dhe mekanizmat për kapërcimin e tyre dhe sigurimin e kushteve për rritjen dhe zhvillimin ekonomik.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *