Home / Lajme / Maqedoni / Nikolla Poposki e përshëndeti marveshjen midis Kosovën dhe Sërbin

Nikolla Poposki e përshëndeti marveshjen midis Kosovën dhe Sërbin

Shkup, 22 Prill – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki e përshëndeti pranimin e “Marrëveshjes së parë për parimet për normalizimin e marrëdhënieve” nga ana e Prishtinës dhe Beogradit, e bindur se ajo jo vetëm që hap kapituj të rinj në marrëdhëniet mes dy popujve, por paraqet edhe impuls të fuqishëm për mbylljen e çështjeve të hapura në rajon, me qëllim të stabilizimit të tij, për zhvillim të mëtutjeshëm dhe eurointegrim të tërësishëm.

Në këto suaza, i përshëndesim vendimet vizionere të kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, si dhe përkushtueshmëria e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht përfaqësueses së lartë të BE-së Kethrin Eshton, të cilët treguan se deri te zgjidhje mund të arrihet vetëm me dialog të ndërsjellë, respektim të vlerave evropiane dhe mirëkuptim reciprok. Duke marrë parasysh se ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, stabiliteti dhe e ardhmja euroatlantike për të gjitha vendet e rajonit paraqet përcaktim afatgjatë dhe të vazhdueshëm të Republikës së Maqedonisë, Ministria e Punëve të Jashtme i përkrah të gjitha përpjekjet në këtë drejtim”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Lidhur me këtë, ministri Nikolla Poposki deklaroi se edhe interes i Maqedonisë është që të gjithë në fqinjësi të përparojnë në procesin e eurointegrimeve.

Pranimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë i inkurajon të gjithë ata të cilët punojnë për një Ballkan përparimtar dhe më stabil. Interesi i Maqedonisë është që të gjithë në fqinjësi të përparojnë në procesin e eurointegrimeve. Ky është me të vërtetë moment për përshëndetje, thotë Poposki.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *