Home / Lajme / Maqedoni / Nuk rrezikohet fitorja e Ziadin Selës (VIDEO)

Nuk rrezikohet fitorja e Ziadin Selës (VIDEO)

13 Prill – Vota e falsifikuar ka dalur nga një vendvotim nga një fshat maqedonas Vranishtë të Strugës, edhe pse paraprakisht VMRO-DPMNE kishte akuzuar se bëhet fjalë për falsifikim dhe parregullsi të organizuara nga shqiptarët. Zbulimi i skandalit të fletëvotimit që u gjet krejtësisht në lokalitet dhe vendvotim tjetër u bë nga anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi, i cili theksoi se bëhet fjalë për krim të organizuar të falsifikimit të zgjedhjeve.

Në Strugë janë zbuluar parregullsi dhe falsifikime në dy vendvotime, mirëpo në rast se do të përsëritej votimi, nuk do të rrezikohet fitorja e kandidatit shqiptar.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbrëmë pas mesnate ka pranuar materialet zgjedhore nga vendvotimet 1882, 1885 dhe 1911 nga komuna e Strugës.

Pas verifikimit të këtyre materialeve u vërtetua se në vendvotimin 1911 është gjetur një fletëvotim nga vendvotimi 1885, që është konstatuar si falsifikim, si dhe fletëvotim tjetër i gjetur në vendvotimin 1882. Në njërën nga fletëvotimet ishte rrethuar kandidati maqedonas, ndërsa tek tjetri kandidati shqiptar.

Vota e falsifikuar ka dalur nga një vendvotim nga një fshat maqedonas Vranishtë të Strugës, edhe pse paraprakisht VMRO-DPMNE kishte akuzuar se bëhet fjalë për falsifikim dhe parregullsi të organizuara nga shqiptarët. Zbulimi i skandalit të fletëvotimit që u gjet krejtësisht në lokalitet dhe vendvotim tjetër u bë nga anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi, i cili theksoi se bëhet fjalë për krim të organizuar të falsifikimit të zgjedhjeve.

Anëtarët e KSHZ kanë theksuar se kjo hedhë dyshime për falsifikim dhe proces të organizuar për vjedhjen e votave i ashtuquajtur si ‘treni bullgar. KSHZ ka hedhur dyshime se këto veprime kriminale të procesit zgjedhor kanë qenë të organizuara edhe në vendvotimet e tjera në Maqedoni.

KSHZ sidoqoftë se çfarë do të vendos për këto vendvotime, megjithatë votat e tyre nuk rrezikojnë kandidatin shqiptar Ziadin Sela, i cili ka një diferencë prej 5 mijë votash kundrejt kandidati maqedonas Vlado Koçoski. VMRO-DPMNE kishte drejtuar 17 ankesa për Strugën, me ç`rast vetëm dy prej tyre janë pranuar, mirëpo në rast se ato nuk rrezikojnë me vota kandidatin shqiptar, atëherë mund edhe të mos ketë rivotime.

NË STRUGË NUK RREZIKOHET FITORJA E ZIADIN SELËS ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *