Home / Lajme / Maqedoni / Opozita maqedonase i shpallë zgjedhjet plotësisht jolegjitime

Opozita maqedonase i shpallë zgjedhjet plotësisht jolegjitime

“Unë ju them se nuk ka një shtet demokratik normal që në këtë mënyrë harxhon para buxhetore dhe se nuk ka vend demokratik që në këtë mënyrë manipulohet me mediat. Ky është kulminacioni i totalitarizmit të Nikolla Gruevskit”, theksoi Cërvenkovski.

Lideri i opozitës maqedonase dhe LSDM-së, Branko Cërvenkovski ka theksuar se zgjedhjet lokale në Maqedoni janë plotësisht jolegjitime.

“Miq të nderuar, të jemi të pastër, këto zgjedhje nuk ishin korrekte dhe demokratike dhe për ne ato janë plotësisht jolegjitime”, theksoi Cërvenkovski, duke numëruar një numër të madh të parregullsive.
Sipas tij, të gjitha resurset ishin vënë në funksion të fitores së pushtetit dhe se ato ishin të papara.
“Unë ju them se nuk ka një shtet demokratik normal që në këtë mënyrë harxhon para buxhetore dhe se nuk ka vend demokratik që në këtë mënyrë manipulohet me mediat. Ky është kulminacioni i totalitarizmit të Nikolla Gruevskit”, theksoi Cërvenkovski.

Ai theksoi se për punët që po ecin në vend, nuk është përgjegjësia vetëm e partive dhe koalicioneve, por e popullit dhe se sipas tij asnjë diktaturë nuk ka rënë për shkak të partisë apo të një grupi, por për shkak të tërë popullit.

“Të gjithë do ta paguajmë këtë, pa dallim se kush për kë ka votuar. Për ata që mendojnë se ka humbur LSDM apo koalicioni opozitar, unë i them se mashtrohen, sepse është i mposhtur tërë populli ynë dhe vendi ynë. Ne si individë dhe parti do të vazhdojmë betejën tonë kundër kësaj diktature me të njëjtin elan dhe vendosmëri”, theksoi lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski. LSDM deri tani ka shpallur fitoren në Kumanovë, komunën Qendër dhe komunën e Strumicës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *