Home / Lajme / Maqedoni / OSBE/ODIHR: Raundin e dytë e ndjekim me numër të vogël të vëzhguesve

OSBE/ODIHR: Raundin e dytë e ndjekim me numër të vogël të vëzhguesve

7 prill- “Morëm shumë pohime se disa punë nuk do të jenë në rregull dhe prandaj po shohim nëse zgjedhjet po zhvillohen sipas standardeve të OSBE/ODIHR. Ky është vendvotimi i parë të cilin e vizitova dhe këtu nuk gjetëm parregullsi”, tha Arens.

Shefi i misionit vëzhgues i OSBE/ODIHR për zgjedhjet lokale në Maqedoni, Gert Arens e vizitoi vendvotimin në SHF “Vëllazërimi” në lagjen Taftalixhe 2, si vendvotimin e parë nga vendvotimet të cilat do t’i vizitojë gjatë ditës.

“Morëm shumë pohime se disa punë nuk do të jenë në rregull dhe prandaj po shohim nëse zgjedhjet po zhvillohen sipas standardeve të OSBE/ODIHR. Ky është vendvotimi i parë të cilin e vizitova dhe këtu nuk gjetëm parregullsi”, tha Arens.

Ai theksoi se në raundin e dytë zgjedhor OSBE nuk ka angazhuar vëzhgues afatshkurtër, por vetëm ekip të vëzhguesve afatgjatë të cilët ndodhen në mbarë vendin, si dhe udhëheqësia e ekipit, e cila thotë, është dukshëm më e vogël në krahasim me numrin me të cilin organizata e ndjeku raundin e parë zgjedhor para dy javësh.

I pyetur për pritjet nga votimi i sotëm, shefi i misionit të OSBE-së theksoi se nesër në konferencë për shtyp do t’i kumtojë përshtypjet.

“Nuk dua të parashoh, por duhet me kujdes ta ndjekim situatën duke e pasur parasysh numrin e madh të deklaratave të pjesëmarrësve të dhëna para zgjedhjeve për të cilat duhet të formojmë mendim”, tha Arens.

Ekipi i vëzhguesve afatgjatë të OSBE-së numëron 18 persona, ndërsa raundin e parë të zgjedhjeve lokale OSBE/ODIHR e ndoqën me 220 vëzhgues.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *