Home / Lajme / Maqedoni / OSBE/ODIHR: Rrethi i dytë zgjedhor me frikësime dhe parregullsi (VIDEO)

OSBE/ODIHR: Rrethi i dytë zgjedhor me frikësime dhe parregullsi (VIDEO)

8 Prill – Ai poashtu tha se “votimi i ditës së diel përsëri u zhvillua në mënyrë të qetë dhe të rregullt”, por se “vazhdojnë shqetësimet sa i përket situatës me mediumet. Mediumet plurariste dhe ndarja e qartë ndërmjet aktiviteteve shtetërore dhe mbulimit të fushatës zgjedhore janë vitale për demokracinë” .

Sikurse rrethi i parë i votimit, edhe rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë ishte me konkurrencë të lartë dhe ato u administruan në mënyrë efikase, por mbulimi partiak mediatik dhe mosndarja e qartë e aktiviteteve shtetërore dhe atyre partiake, përsëri, ishte shkak për mungesë të mundësive të barabarta për garim, konkluduan vëzhguesit ndërkombëtarë të Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut të OSBE-së (ODIHR) në deklaratën e lëshuar sot.

“Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, kandidatët kishin mundësi ta zhvillojnë fushatën e tyre në mënyrë të lirë, pa pengesa të panevojshme”, tha ambasadori Geert-Hinrich Ahrens.

Shefi i Misionit të OSBE/ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve. “Në të njëjtën kohë, misioni ynë vazhdoi të pranojë akuza për frikësimin e votuesve dhe keqpërdorimin e resurseve shtetërore” tha ambasadori Geert-Hinrich Ahrens.

Ai poashtu tha se, “votimi i ditës së diel përsëri u zhvillua në mënyrë të qetë dhe të rregullt”, por se “vazhdojnë shqetësimet sa i përket situatës me mediumet. Mediumet plurariste dhe ndarja e qartë ndërmjet aktiviteteve shtetërore dhe mbulimit të fushatës zgjedhore janë vitale për demokracinë” .

Kornizës ligjore i mungojnë detaje për çështjet që kanë të bëjnë me rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, që le hapësirë për reforma të vazhdueshme, thuhet në deklaratë.

OSBE/ODIHR: RRETHI I DYTË ZGJEDHOR ME FRIKËSIM DHE PARREGULLSI ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *