Home / Lajme / Maqedoni / Osmani: BDI-ja në zgjedhjet lokale 2013 pati tre fitore të rëndësishme (VIDEO)

Osmani: BDI-ja në zgjedhjet lokale 2013 pati tre fitore të rëndësishme (VIDEO)

9 Prill – “Qytetarët e Tetovës dhe Gostivarit dhanë një mesazh të rëndësishëm në këto zgjedhje. Ata nxorën Tetovën dhe Gostivarin nga vetëizolimi, defaktorizimi dhe përçarja që sjell dobësim. Teuta Arifi dhe Nevzat Bejta e rikthyen Tetovën dhe Gostivarin në platformën kombëtare ” BASHKË NDËRTOJMË”, pasi që bashkë jemi më të fortë e kur jemi më të fortë materializojmë. më shumë”, theskoi Osmani.

BDI-ja në këto zgjedhje shënoi tre fitore të rëndësishme, tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në pres konferencën e sotme duke dhënë një vlerësim të përgjithshëm të zgjedhjeve lokale 2013.

Sipas Osmanit fitorja e parl ka qen ajo e demokracisë, standardeve të larta europinane dhe fitorja e imazhit të shtetit dhe shqiptarëve në proceset zgjedhore.

“Kjo fitore është e një rëndësie të veçantë pasi që e kishim bërë mision riparimin e imazhit të shqiptarëve në zgjedhje nga dëmet e shkaktuara në vitet e 90-ta dhe në periudhën 2006 – 2008 dhe ne arritëm që tre ciklet e fundit zgjedhore nga 2009 e këndej të kemi zgjedhje me standarde më të larta demokratike ku qytetarët lirshëm shprehin vullnetin e tyre politik,” tha Osmani duke shtuar se me dorëheqjen e ministrave dhe deputetëve nga funksionet e tyre për shkak të kandidaturave u promovua një kuturë e re politike si pjesë e kësaj tentative për standarde në zgjedhje.

“Fitorja e dytë është ajo kombëtare. Projekti i BDI-së i konceptuar me ndarjen territoriale të 2005 që kishte për qëllim, pushteti lokal të reflektojë realitetin demografik dhe vullnetin e shumicës së qytetarëve (e jo ai të coptohet me kufij artificial) u ruajt dhe u bashkëndërtua. Prandaj ne i gëzohemi fitores që nga Struga deri në Likovë”, tha në pres-konferencë Osmani.

Sipas Osmanit fitorja e tretë është ajo politike dhe partiake. Në këto zgjedhje BDI-ja qartë u legjitimua si përfaqësues i shqiptarëve të Maqedonisë si në pushtetin lokal ashtu edhe në atë qendror.

“Qytetarët e Tetovës dhe Gostivarit dhanë një mesazh të rëndësishëm në këto zgjedhje. Ata nxorën Tetovën dhe Gostivarin nga vetëizolimi, defaktorizimi dhe përçarja që sjell dobësim. Teuta Arifi dhe Nevzat Bejta e rikthyen Tetovën dhe Gostivarin në platformën kombëtare ” BASHKË NDËRTOJMË”, pasi që bashkë jemi më të fortë e kur jemi më të fortë materializojmë. më shumë”, theskoi Osmani.

Në Çair, shtoi ai, edhe pse u tentua të njolloset fitorja me 10 mijë vota epërsi, rrethi i dytë ishte përgjigja më e mirë se kush është Izet Mexhiti dhe kush është BDI në Çair.

“Sa i takon qëndrimeve të PDSH, se ata paskan ruajtur pastërtinë e tyre nga vota e komuniteteve të tjera dua që tu përgjigjem si vijon: Nëse në raundin e parë shprehet vullneti i pastër etnik kurse në rrethin e dytë vullneti qytetar, BDI fitoi bindshëm edhe vullnetin e pastër Shqiptar me rreth 4000 vota epërsi në Tetovë dhe 50 mijë vota në nivel republikan”, tha Osmani duke theksuar se nga ana tjetër është hipokrizi të kërkosh vota të komuniteteve tjera në fushatë duke i ofenduar vlerat e tua kombëtare e pastaj t’i akuzosh ato vota si të papastra.

“Vota është e qytetarit, ajo nuk ka ngjyrë etnike dhe politike dhe ne u falenderojmë të gjithë qytetarëve pavarësisht përkatesisë etnike për mbështetjen e tyre”, tha Osmani.

Sipas tij është legjitime humbësi të hidhërohet por nuk është e drejtë edhe të mashtrojë opinionin. Këtu ai përmendi si shembull në Tetovë në vendvotimet 1969 deri 1980 ku votojnë rreth 70% e trupit votues maqedonas, BDI ka marrë 2024 vota kurse PDSH 2578 vota.

Lidhur me Studeniçanin Osmani tha se vlerësohet se vullneti i qytetarëve është në mbeshtetje të BDI-së, por manipulimet e shumta që ndodhën distorzuan rezultatin përfundimtar, duke paralajmëruar ankesa deri te KSHZ me vërejtjet nga BDI-ja.

BUJAR OSMANI: BDI NË ZGJEDHJET LOKALE 2013 PATI TRE FITORE TË RËNDËSISHME ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *