Home / Lajme / Maqedoni / Osmani: Revanshizmi politik i Nevzat Bejtës një precendet i paparë juridik dhe politik (VIDEO)

Osmani: Revanshizmi politik i Nevzat Bejtës një precendet i paparë juridik dhe politik (VIDEO)

Gostivar, 18 Prill – Nevzat Bejta më datë 15.04.2013 në menyrë antiligjore urdhëron drejtoret e shkollave fillore dhe të mesme të ndërpresin procedurat e furnzimeve publike për ekskurzione dhe për fotografimin e nxënëseve përkunder faktit që këto mjete sigurohen nga prinderit e nxënësve dhe menaxhohen nga këshillat e prindërve.

Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare Rufi Osmani sot mbajti konferencë për shtyp në Gostivar, në lidhje me revanshizmin politik të Nevzat Bejtës si kryetar i komunës së Gostivarit.

“Personi i cili fitoi mandatin për kryetar komune duke koruptuar me mijëra qytetar dhe duke manipuluar dhe falsifikuar procesin zgjedhor që në ditet e para të mandatit të tij manifeston arogancën e paparë duke shkelur në mënyrë flagrante të gjitha normat juridike dhe etike.

Në diten e parë të punës së tij (15.04.2013) në mënyrë shumë primitive ofendoi dhe kërcënoi të gjithë të punësuarit në administraten e komunës që nuk janë anëtar të Bdi-së duke I kërcënuar për largim të dhunshëm nga puna në mënyrë joligjore. Në kuader të kësaj sjellje arogante më datë 17.04.2013 ua ndërpreu kontratat e punës 18-të punësuarve të cilet kishin marrëdhenie pune deri më 30.06.2013 pa asnjë arsyetim juridik. .

Ditën e njejtë bëri shpërndarjen joligjore dhe pa asnjë justifikim të të gjithë të punesuarve nëpër zyra të ndryshme duke shkelur rëndë aktin e Sistematizimit të vendeve të punës dhe duke ua mohuar mundësin e akomodimit të punësuarve që të mundet në mënyrë normale të kryejnë punet vijuese. Në mënyrë shumë të vrazhdë shperbej zyrën e projekteve duke dislokuar 7 inxhiniera nga komuna në NPK dhe duke shkatruar potencialin kadrovik që është garancion I realizimit të projekteve miliona eurosh të siguruar nga fondacione të huaja.

Drejtori I përkohëshme i NPK Memedali Xhaferi urdhëron verbalisht që të ndërpritet marrëdhënia e punës për 166 punëtor me kontrat në vepër pa kurfarë arsyetimi dhe justifikimi ligjor. Pjesa më e madhe punëtoreve në fjalë janë të punësuar vitin e kaluar sipas shpalljes publike të qeverisë së RM për punësime sociale dhe pjesa tjetër janë të punësuar për të përforcuar kapacitet profesionale në realizmin të kreditit të KHË bankës prej 1,2 milion euro dhe për të rrit kapacitetet humane për mirëmbajtjen higjinike dhe teknike të kompanisë.

Nevzat Bejta më datë 15.04.2013 në menyrë antiligjore urdhëron drejtoret e shkollave fillore dhe të mesme të ndërpresin procedurat e furnzimeve publike për ekskurzione dhe për fotografimin e nxënëseve përkunder faktit që këto mjete sigurohen nga prinderit e nxënësve dhe menaxhohen nga këshillat e prindërve.
Më datë 16.04.2013 në mënyrë verbale nëpërmjet përfaqesuesit të tij komunal Bashkim Hasani kërcnon drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme për të dhënë dorëheqje pa prezentuar asnjë argument ligjor. Pas refuzimit të drejtorëve ti nënshtrohen diktatit të tij antiligjor më datë 17.04.2013 në mënyrë antiligjore leshon vendime për shkarkimin e disa nga drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme.

Këto veprime antiligjore dhe në kundërshtim me etikën elementare të menaxhimit korekt manifestojn kulminacionin e arogancës menaxheriale me kosto të lartë sociale për qindra familje dhe janë shkelje e rendë e të drejtës së punës, mandatit të fituar të drejtorëve nga këshillat e shkollave si organe të pavarura arsimore dhe jane hyrje në një anarki totale juridike dhe politike në nivel të pushtetit komunal.

Për këtë sjellje të vrazhdë antiligjore dhe për cenimin e të drejtave më elementare të punës dhe të funkcionarëve të zgjedhur në arsim RDK do të informoj korin diplomatik dhe institucionet qendrore qeveritare” theksoi Rufi Osmani kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare.

RUFI OSMANI AKUZON NEVZAT BEJTËN PËR REVANSHIZËM POLITIK ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *