Home / Lajme / Maqedoni / Osmani takon Shefin e OSBE/ODIHR

Osmani takon Shefin e OSBE/ODIHR

2 Prill-Kryetari i RDK-së, thuhet më tej shprehu shqetësimin për “favorizimin dhe propagandimin e vazhdueshëm vetëm të partisë shqiptare në pushtet nga mediat televizive në gjuhën shqipe dhe habinë për shpenzimet e shumta të bëra nga partia shqiptare në pushtet, e cila vetëm në një televizion, vetëm për 19 ditë fushatë, ka paguar mbi 156.000 euro për reklamimin e saj, pa përmendur shpenzimet tjera të kësaj partie gjatë fushatës zgjedhore”.

Kryetari i RDK-së, Rufi Osmani, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Izet Zeqiri, dhe dy nënkryetarët, Artan Dika dhe Gikten Haziri, sot në selinë e RDK-së në Shkup, priti udhëheqësin e misionit të OSBE/ODIHR-it në Maqedoni, Gert Ahrens dhe analistin politik të këtij misioni, Stefan Szwed.

Takimi, siç thuhet në kumtesën e partisë, kishte për qëllim dhënien e informacionit lidhur me situatën aktuale politike në Maqedoni, si edhe zgjedhjet lokale të 24 marsit.

“Kryetari i RDK-së Rufi Osmani i informoi mysafirët me shkeljet e shumta të procesit zgjedhor, duke përfshirë blerjen masive të votave nga përfaqësues të BDI-së, përfshirë edhe djalin e kandidatit të BDI-së në Gostivar, votimet e shumëfishta, kërcënimet dhe frikësimet me masa ndëshkuese ndaj votuesve, fshirjen e një numri të madh votuesish opozitarë nga listat e votimit, votimin si të sëmurë me vërtetime të falsifikuara një ditë para 24 marsit, të një numri të konsiderueshëm personash të shëndoshë – të evidentuar tashmë me emër dhe mbiemër dhe të paraqitur në organet përkatëse, prishjen e heshtjes zgjedhore dhe manipulimin e rezultatit zgjedhor nga komisione komunale zgjedhore, siç ishte rasti i fundit në Komunën e Çairit”, thuhet në kumtesë.

Kryetari i RDK-së, thuhet më tej shprehu shqetësimin për “favorizimin dhe propagandimin e vazhdueshëm vetëm të partisë shqiptare në pushtet nga mediat televizive në gjuhën shqipe dhe habinë për shpenzimet e shumta të bëra nga partia shqiptare në pushtet, e cila vetëm në një televizion, vetëm për 19 ditë fushatë, ka paguar mbi 156.000 euro për reklamimin e saj, pa përmendur shpenzimet tjera të kësaj partie gjatë fushatës zgjedhore”.

“Rufi Osmani shprehu shqetësimin se partia shqiptare në pushtet do të tentojë të manipulojë procesin zgjedhor edhe në raundin e dytë dhe kërkoi nga Z. Ahrens dërgimin e sa më shumë vëzhguesve, për të parandaluar parregullsitë dhe falsifikimet e ndryshme, duke ju bërë të ditur mysafirëve se RDK-ja do të kundërshtojë çdo tendencë për të manipuluar votën e popullit nga partia shqiptare në pushtet”, qëndron në kumtesën e RDK-së.

Mysafirët nga OSBE/ODIHR shprehën kënaqësinë për takimin e realizuar dhe gatishmërinë për të grumbulluar të gjitha informacionet e nevojshëm lidhur me zhvillimet aktuale në vend, në këtë fazë delikate të zgjedhjeve, duke mbajtur kontakte të vazhdueshme.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *