Home / Sport / Paratë e biletave për të paguar futbollistët (VIDEO)

Paratë e biletave për të paguar futbollistët (VIDEO)

Tetovë, 12 Prill – Për këtë arsye, në mbledhje të ngushtë të futbollistëve dhe stafit teknik, është vendosur që dy ndeshjet e rradhës, të shtunën me Renovën dhe të mërkurën me Vardarin në kuadër të Kupës, të shfrytëzohen për grumbullim të mjeteve, të cilat do t’u shpërndahen futbollistëve. Në fakt, është vendosur që paratë që do të mblidhen nga shitja e biletave në këta dy takime, t’u shpërndahen futbollistëve në emër të pagave mujore.

Situata e vështirë finansiare që ka kapluar tani më një kohë të gjatë skuadrën e Shkëndijës, ka detyruar drejtuesit e klubit që të kërkojnë mënyra të ndryshme për të përmirësuar situatën. Futbollistët tani më disa muaj nuk kanë marë pagat e tyre mujore, ekipi është pa sponsor pas largimit të familjes Shaqiri, ndërsa investitorët eventual që përmendeshin si alternativa për momentin kanë hequr dorë. Për këtë arsye, në mbledhje të ngushtë të futbollistëve dhe stafit teknik, është vendosur që dy ndeshjet e rradhës, të shtunën me Renovën dhe të mërkurën me Vardarin në kuadër të Kupës, të shfrytëzohen për grumbullim të mjeteve, të cilat do t’u shpërndahen futbollistëve. Në fakt, është vendosur që paratë që do të mblidhen nga shitja e biletave në këta dy takime, t’u shpërndahen futbollistëve në emër të pagave mujore. “Duke parë situatën e vështirë finansiare që mbizotëron në klub, kemi parë të rrugës që paratë që do të grumbullohen nga dy ndeshjet e ardhshme, t’u shpërndahen futbollistëve. Ata tani më disa muaj nuk kanë pranuar pagat e tyre mujore dhe për momentin kjo duket mënyra e vetme për t’i ndihmuar. Për këtë arsye lusim edhe tifozerinë tetovare që të vijë në numër sa më të madh në këta dy përballje, për të dhënë kontributin e tyre në këtë iniciativë. Publiku tetovar historikisht ka dëshmuar se qëndron pranë ekipi në çastet më të vështira dhe presim që edhe tani të jenë në ndihmë të krenarisë së tyre, Shkëndijës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi tetovar. Burime të afërta me klubin njoftojnë se për të eliminuar dyshimet eventuale të tifozëve për manipulim, në sportelet ku shiten biletat do të qëndrojnë futbollisti i lënduar Artim Pollozhani dhe trajneri i portierëve të klubit, Armend Elezi. Nga tabori i Shkëndijës shpresojnë që në këtë mënyrë të zbusin krizën në ekip, deri në stabilizimin e situatës.

ME PARATË E BILETAVE DO TË PAGUHEN LOJTARËT E SHKËNDIJËS ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *