Home / Lajme / Rajon / Parlamenti serb e votoi marrëveshjen për normalizimin e raporteve me Kosovën

Parlamenti serb e votoi marrëveshjen për normalizimin e raporteve me Kosovën

27 prill-Kryeministri serb Ivica Daçiq ka thënë në Kuvendin e Serbisë se nuk do të lejojë që serbët në Kosovë të kenë fatin sikur serbët në ish republikën serbët të Krainës në Kroaci të cilët e refuzuan planin 4Z për zgjidhjen e problemit.

Raporti i Qeverisë serbe për rrjedhën e bisedimeve Beograd – Prishtinë e kanë përkrahur shumica e deputetëve. Për të kanë votuar 173 deputetë.

Me votimin e tillë mendohet se në mbledhjen e ardhshme të Parlamentit të Serbisë do të miratohet edhe marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Në fund të debatit në Kuvendin e Serbisë kryeministri serb Ivica Daçiq ka thënë se me Prishtinën priten bisedime për pasurinë publike e private, për statusin e Kishës dhe për telekomunikacionin, njofton B92.

Kryeministri serb Ivica Daçiq ka thënë në Kuvendin e Serbisë se nuk do të lejojë që serbët në Kosovë të kenë fatin sikur serbët në ish republikën serbët të Krainës në Kroaci të cilët e refuzuan planin 4Z për zgjidhjen e problemit.

Duke u kthyer në pyetjet e deputetëve serbë, Daçiq ka thënë se ekipi negociues serbe nuk ka negociuar me NATO-n në kuptimin e letrave të garancisë: “Me Kethrin Eshtonin kemi marrë pjesë në këmbimin e letrave ndërmjet Thaçit e NATO-s në të cilat Kosova ka marrë detyrimin, e i ka njoftuar me letër sekretari Përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen, se Kosova nuk mund të shkojë në territorin e veriut pa pëlqimin e KFOR-it dhe në këtë rast vetëm në rast katastrofash natyror e me pëlqim të liderëve lokalë serbë.

Kryeministri serb ka thënë se për këtë ka këmbime letrash dhe për herë të parë dikush ka garantuar se ushtria e Kosovës nuk do të shkojë në veri.

Daçiq po ashtu ka thënë se duhet harruar koha kur Hashim Thaçi e Agim Çeku kanë pasur fletarrestimin

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *