Home / Lajme / Maqedoni / Pas 80 vitesh drejtor shqiptar në Mosha Pijade (VIDEO)

Pas 80 vitesh drejtor shqiptar në Mosha Pijade (VIDEO)

Tetovë, 23 Prill – Më në fund, pothuajse pas 80 vitesh sa ekziton shkolla e bujqësisë “Mosha Pijade” në Tetovë, është emëruar drejtor shqiptar.

Me vendim të kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në postin e ushtruesit të detyrës në këtë shkollë, drejtor është emëruar Sherif Abdurahmani, i cili do të zëvendësojë ish drejtorin Petar Gligorov i cili tashmë është dy javë e mës humë është pensionuar.Gjatë pranim-dorëzimit të postit, Abdurahmani deklaroi se do të vazhdojë me punë për përparimin e shkollës dhe se do të jetë drejtor për të gjithë.

Ish drejtori, Petar Gligorov i uroi suksese në ushtrimin e postit drejtorit të rij. Ndryshe, Petar Gligorov e kryente funksionin e drejtorit në Shkollën e mesme profesionale “Mosha Pijade” 17 vite të plota, me ndëprerje të vetme gjatë periudhës së viteve 2003 deri në 2009.

Kurse Sherif Abdurahmani, 13 vite është i angazhuar në Mosha Pijade, prej të cilave 5 vite ishte në funskionin e ndihmësdrejtorit, kurse vitet tjera ishte profesor i edukatës fizike.

Lajmi është konfirmuar edhe në komunën e Tetovës, prej nga kanë theksuar se pasi që është ish drejtori është pensionuar në vend të tij, është emëruar ushtrues detyre.

NË SHKOLLËN E MESME BUJQËSORE U EMËRUA DREJTOR SHQIPTAR ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *