Home / Lajme / Maqedoni / Pas fitores së opozitës maqedonase në komunën Qendër, natën vendosen përmendore të reja të “Shkupi 2014” (VIDEO)

Pas fitores së opozitës maqedonase në komunën Qendër, natën vendosen përmendore të reja të “Shkupi 2014” (VIDEO)

Shkup, 8 Prill – Mediat maqedonase theksojnë se natën vonë kanë mbirë disa përmendore dhe bazamente përmendoresh. Dy përmendore masive me dy figura historike maqedonase qëndrojnë në të dyja anët e Portës Maqedoni, ndërsa një përmendore tjetër në parkun përballë Parlamentit.

Në qendër të Shkupit sot në mëngjes janë parë përmendore të reja të vendosura. Disa përmendore siç mësohet janë vendosur mbrëmë, pasi që komuna tashmë ka kaluar në duart e opozitës maqedonase dhe se zgjedhjet janë humbur nga kryetari i deritanishëm i komunës Qendër, Vladimir Todoroviq.

Mediat maqedonase theksojnë se natën vonë kanë mbirë disa përmendore dhe bazamente përmendoresh. Dy përmendore masive me dy figura historike maqedonase qëndrojnë në të dyja anët e Portës Maqedoni, ndërsa një përmendore tjetër në parkun përballë Parlamentit. Punonjësit e kompanisë përgjegjëse kanë shpërndarë edhe sot disa përmendore dhe skulptura që duhet të vendosen në urën “Syri”.

Ky akt masiv i vendosjes së përmendoreve të parapara po ndodhë një ditë pas humbjes së zgjedhjeve në komunën Qendër nga ana e VMRO-DPMNE dhe fitorja e kandidatit të opozitës, Andrej Zhernovski. (INA)

NË KOMUNËN QENDËR TË SHKUPIT GJATË NATËS SË SOTME JAN VENDOSUR PËRMENDORE TË REJA TË SHKUPIT 2014 (VIDEO)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *