Home / Lajme / Maqedoni / PDSH tubim në Çair (VIDEO)

PDSH tubim në Çair (VIDEO)

Shkup, 03 Prill – Partia Demokratike Shqiptare ka mbajtur tubim në Çair për raundin e dytë zgjedhor me çrat para simpatizantëve të kësaj partie kanë folur kryetari I Partisë Dmeokratike Shqiptare Menduh Thaçi dhe kandidati për kryetarë komune në Çair Muhamed Thaçi.

Ata kanë ftuar qytetarët e Çairit që të votojnë lirshëm më 7 prill dhe të përkrahin këtë partie.

““Ju jeni bërthama e kombit shqiptar, keni bërë rezistencë të madhe ndaj krimit të madh që bërën ndaj jush, çdo shqiptar që është has shqiptar është krenar për atë se si rezistuan shqiptarët e Çairit. E dyta ju nuk keni blerë vota, keni luftuar me besa-besë. E treta, kjo është veti e luftëtarit të dritës, luftëtarit të idealit kombëtar të gjithë shqiptarëve. Sinqerisht ju falënderoj për këtë angazhim të jashtëzakonshëm për rezistencën ndaj këtij krimi. Fatkeqësisht ata që e bënë këtë krim janë shqiptar. Një popull që don të përmirësojë pozitën e vet dhe të realizojë të drejtat e veta, së pari duhet ta luftojë të keqen brenda vetes. Ajo e keqe brenda vetes e ka emër dhe mbiemër. Nuk janë fajtor ata të komisionit që kanë shkuar në burg, fajtor dhe urdhër-dhënësi për këtë fatkeqësi është faqeziu Ali Ahmeti, që jep urdhra për të bërë kështu krimesh, i kanë terrorizuar komisionarët ta bëjnë këtë krim. Të jeni të sigurt që ata e dinë se do ta humbin Çairin në rrethin e dytë, dua që edhe ju të bindeni që se do të humbin. Të gjitha këshillat votuese dhe vëzhguesit kësaj radhe do të jenë të blinduar, le ta dijnë se nuk do të ketë shansa që sërish të bëjnë vjedhje dhe falsifikim. Për këtë duhet të angazhoheni dhe të shkoni shpi më shpi, askush nuk do të ju refuzojë, as ata që janë BDI, sepse jeni faqebardhë dhe të drejtë, pas shpine nuk bëni asgjë. Ju garantoj se kur të zgjidhet Muhamedi kryetar, do të jetë kryetar i të gjithë banorëve të Çairit, pa dallim. Suksesi në këtë komunë është shumë i mundshëm, nuk është i pamundshëm. Kur u bë mision i mundshëm çlirimi i Kosovës nga Millosheviçi, Arkani, dhe bandave të tyre kriminale, këta kriminel këtu në Çair janë shumë të vegjël në krahasim me ata. Misioni është i mundshëm, ideja është e madhe, kandidati është i shkëlqyeshëm, në radhë të parë është i ndershëm, rrjedh prej familjes së ndershme dhe ju e dini shumë mirë këtë. Bashkërisht të arrijmë tek fitorja e madhe. Të jeni të sigurt se për këtë krim që u zbulua në Çair, ata do të dënohen shumë fortë në rrethinë e dytë në Çair, në Tetovë, në Tearcë, në Dollnen, në Vrapcisht etj. Zoti bashkërisht gjithëve na ndihmoftë”.

Poashtu para të pranishmëve foli edhe deputeti i kësaj zone Bekim Fazliu.

PDSH MBAJTI TUBIM NË ÇAIR ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *