Home / Sport / Pelegrini mes kandidatëve për stolin e Çelsit

Pelegrini mes kandidatëve për stolin e Çelsit

Çelsi duket se ka filluar bisedimet me Manuel Pelegrinin, duke e përfshirë atë në listën e kandidatëve për të marrë drejtimin skuadrës londineze në fund të këtij sezoni, pas largimit të trajnerit të përkohshëm, Rafel Benitez. Sipas mediave spanjolle, përfaqësuesit e tij kanë kontaktuar me drejtuesit e londinezëve dhe bisedimet janë në një fazë të avancuar.

Trajneri 59 vjeçar është një nga më të vlerësuarit në skenën evropiane, pas asaj që ka bërë me Malagan, duke e drejtuar deri në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve dhe duke qenë shumë afër një gjysmëfinaleje të bujshme, por të mos ishte për golin në pozicion jashtë loje që shënoi Borusia Dortmund në shtesën e ndeshjes.
Por menaxheri i tij, Hesus Martinez, ka zbuluar se për të marrë trajnerin nga Malaga, duhet paguar më parë klauzola e largimit të tij.
“Manuel ka një kontratë deri në qershorin e vitit 2014 dhe një klauzolë largimi prej 3.5 milion eurosh. Nëse kontaktojmë me Çelsin, Romën, apo Mançester Sitin nuk ka rëndësi, të gjithë duhet të jenë të ndërgjegjshëm për ekzistencën e një klauzole të tillë”, tha ai, duke iu referuar faktit se Malaga kërkon të zgjatë dhe të përmirësojë kontratën ekzistuese me trajnerin.
Ajo që favorizon largimin e Pelegrinit nga ekipi spanjoll është fakti se UEFA ka penalizuar klubin me mosluajtjen në Ligën e Kampioneve në sezonin ardhshëm për shkak të thyerjes së rregullores së Fair Play Financiar.

Gjithashtu lexo

OZIL DO TË RIBASHKOHET ME MOURINHON KUR T’I PËRFUNDOJË KONTRATA

Mesuti Ozil kërkon të transferohet te Manchester United në fund të kontratës me Arsenal, sipas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *