Home / Lajme / Maqedoni / Përfundoi afati për parashtrimin e ankesave në KSHZ

Përfundoi afati për parashtrimin e ankesave në KSHZ

10 Prill – Partitë politike deri në ora 19 kur edhe përfundoi afati për parashtrim e ankesave, kanë dorëzuar deri te Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) një numër të konsiderueshëm ankesash për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni, që u mbajtën të dielën më 7 prill.

Partitë politike deri në ora 19 kur edhe përfundoi afati për parashtrim e ankesave, kanë dorëzuar deri te Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) një numër të konsiderueshëm ankesash për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni, që u mbajtën të dielën më 7 prill.
VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë parashtruar nga më shumë se 100, PDSH 4, ndërsa BDI dhe RDK nga 16.

KSHZ-ja është e detyruar në afat prej 48 ditëve pas pranimit të marrë vendim për ankesën, ndërsa parashtruesi i ankesës rreth së cilës ka vendosur Komisioni mund të parashtrojë ankesë deri te Gjykata Administrative në afat prej 24 orëve pas marrjes së vendimit. Gjykata administrative duhet të marrë vendim në afat prej 48 orëve pas pranimit të ankesës. Vendimet e Gjykatës janë përfundimtare.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *