Home / Lajme / Maqedoni / PËRKUJTOHET 14 VJETORI I RËNIES SË DËSHMORIT TË KOMBIT MUJDIN ALIU NGA POROJI I TETOVËS (VIDEO)

PËRKUJTOHET 14 VJETORI I RËNIES SË DËSHMORIT TË KOMBIT MUJDIN ALIU NGA POROJI I TETOVËS (VIDEO)

Tetovë, 15 Prill – “Në këtë përvjetor të rënies heroike të dëshmorit Mujdin Aliu përkujtojmë dëshmorin e madh të kombit dhe simbolin e sakrificës për kauzën kombëtare dhe të gjithë djemtë tanë që flijuan jetët e tyre për lirinë që e gëzojmë sot. Sipas shembullit të veprës së tyre ne kemi për obligim të trasojmë më tutje rrugën e lirisë dhe përparimit të përgjithshëm shoqëror që gjeneratat që vijnë të gëzojnë jetë më të mirë”, theksoi Arifi.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi dje ishte për vizitë në fshatrat Xhepçishtë dhe Poroj të Tetovës.

Në Xhepçishtë Arifi vizitoi punimet e stacionit për ujë të pijshëm, me ç’rast theksoi se kjo zgjidhje është e përkohshme, e cila zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me qëllim që t’u lehtësohet jeta qytetarëve.

Ajo më tej shtoi për zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate do të përpilohen projekte të reja dhe do të vendosem të gjitha resurset që i posedojnë, në funksion të realizimit të tyre me dinamikë të shpejtë.

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorit Mujdin Aliu në Koshare të Kosovës, dje vendosi lule tek kompleksi memorial, që ndodhet në qendër të fshatit Poroj.

“Në këtë përvjetor të rënies heroike të dëshmorit Mujdin Aliu përkujtojmë dëshmorin e madh të kombit dhe simbolin e sakrificës për kauzën kombëtare dhe të gjithë djemtë tanë që flijuan jetët e tyre për lirinë që e gëzojmë sot. Sipas shembullit të veprës së tyre ne kemi për obligim të trasojmë më tutje rrugën e lirisë dhe përparimit të përgjithshëm shoqëror që gjeneratat që vijnë të gëzojnë jetë më të mirë”, theksoi Arifi.

TEUTA ARIFI TAKON AMBASADOREN FRANCEZE LORENS OER ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *