Home / Lajme / Maqedoni / Përmirësohet përfaqësimi i grave në Zgjedhjet lokale 2013 (VIDEO)

Përmirësohet përfaqësimi i grave në Zgjedhjet lokale 2013 (VIDEO)

15 Prill – Për pozitat e këshilltarëve, nga gjithsej 1347 kandidatët e zgjedhur, 405 apo 30 për qind janë gra, që paraqet tre për qind më shumë se në zgjedhjet lokale në vitin 2009, theksohet në analizën për përfaqësimin e grave si kandidate dhe të zgjedhura në zgjedhjet lokale në kuadër të projektit “Ne jemi lidere, ne sjellim ndryshime në bashkësitë tona”.

Gratë realizuan progres të vogël në lidhje me përfaqësimin e tyre në zgjedhjet e fundit lokale në krahasim me vitin 2009, tregon analiza e Lobit të grave të Maqedonisë dhe Institutit për hulumtime shoqërore humanitare në kuadër të Universitetit Euro-Ballkan.

Lidhur me zgjedhjet e vitit 2009 në të cilat nuk pati asnjë grua kryetare komune, në zgjedhjet lokale 2013 janë katër gra kryetare komunash, të cilat janë zgjedhur në konkurrencë prej 339 kandidatë prej të cilave 26 gra.

Për pozitat e këshilltarëve, nga gjithsej 1347 kandidatët e zgjedhur, 405 apo 30 për qind janë gra, që paraqet tre për qind më shumë se në zgjedhjet lokale në vitin 2009, theksohet në analizën për përfaqësimin e grave si kandidate dhe të zgjedhura në zgjedhjet lokale në kuadër të projektit “Ne jemi lidere, ne sjellim ndryshime në bashkësitë tona”.

“Sipas numrave mund të konstatojmë se partitë e kanë respektuar kodin penal në lidhje me kandidimin e këshilltareve ku vërehet lëvizje në kuptimin e rregullit për kandidim në pozitën e 3-të, 6-të, 9-të të listës, ndërsa tani janë në pozitën e dytë ose shumë pranë njëri-tjetrit gjë që shumë rrallë ka ndodhur deri më tani”, theksoi në konferencën e sotme për shtyp Daniela Dimitrievska, drejtoreshë e Lobit të gave të Maqedonisë.

Nga gjithsej 25 gra të kandiduara për kryetare komunash, numri më i madh janë kandidate të pavarura ose nga parti më të vogla politike.

Si rekomandim, theksoi Dimitrievska, duhet të zhvillohet trendi i kandidimit të grave për kryetare komunash, të respektohet fryma e ligjit të prezentuar përmes kuotës gjinore.

Në kuadër të projektit, në aktivitetet parazgjedhore janë mbajtur 17 trajnime njëditore në mbarë vendin me 361 kandidatë për këshilltare lokale. Një e treta e kandidateve të trajnuara për përforcimin e kapaciteteve janë zgjedhur për këshilltare.

PËRMISOHET PËRFAQËSIMI I GRAVE NË ZGJEDHJET LOKALE 2013 ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *