Home / Lajme / Maqedoni / Përplasje në mes RDK-së dhe BDI-së (VIDEO)

Përplasje në mes RDK-së dhe BDI-së (VIDEO)

04 Prill – Artan Grupit, shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së sot në një konferencë me gazetarët ka drejtuar akuza në adresë të RDK-së dhe kreut të saj.

“Dua të shpreh keqardhjen time të thellë për nivelin e ulët të komunikimit publik nga ana e partisë së z. Rufi Osmani, i cili edhe pse është një profesor universitar, në mënyrë të pahijshme merret me ofendime dhe me përpjekje të dështuara për diskreditime personale. Vlerat e mia familjare, morale, intelektuale, kombëtare dhe politike, përveç se janë të betonuara me vlerësimet pozitive mbarëkombëtare, reflektojnë dhe konfirmohen edhe me 31.000 vota në emrin tim kundrejt 28.000 votave të të gjithë RDK-së bashkë, përfshirë Rufi Osmanin, Izet Zeqirin dhe secilin kandidat për kryetar dhe këshilltar të RDK-së në të gjithë shtetin. Nëse z. Rufi Osmani flet për moral në politikë, atëherë e lus që mos të merret me ofendime që ta defokusojë opinionin, por ti përgjigjet zotimeve të veta, të thëna me gojën e vet publikisht, që do të dorëhiqet në rast se merr më pak vota se sa në vitin 2011, çka edhe ndodhi”, theksoi Artan Grubi, kandidati i BDI-së për Qytetin e Shkupit.

Në reagimin e RDK-së theksohej se, megjithë manipulimet dhe keqpërdorimet e shumta, kandidati i RDK-së për kryetar komune në Gostivar është në përparësi pas raundit të parë me 701 vote dhe këtë tashmë e dinë të gjithë, përveç personave dhe mediumeve të verbëruar politikisht.“Prognozat e ndryshme politike apo partiake asnjëherë nuk mund të realizohen e as të rezultojnë të sakta në një terren ku mbretëron stili latino-amerikan i zgjedhjeve, ku ka blerje masive të votave dhe ku vet komisionet komunale zgjedhore janë të përfshira në falsifikimin e rezultateve të votimeve, siç ishte rasti i fundit në komunën e Çairit. RDK dhe funksionarët e saj nuk e shohin të nevojshme të ju japin llogari njerëzve të diskredituar me deklarimet e tyre të sëmura për shpërthime raketash tomahovk mes shqiptarëve në kutitë e votimit, e aq më pak Artan Grubit që nuk përfaqëson asnjë vlerë morale apo intelektuale në shoqërinë shqiptare në Maqedoni”, thekson shërbimi për Informim i RDK-së.

PËRPLASJE NË MES RDK-së DHE BDI-së ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *