Home / Lajme / Maqedoni / Pesë të lënduar në incidentin e ndeshjes së futbollit Albarsa – Bashkimi (VIDEO)

Pesë të lënduar në incidentin e ndeshjes së futbollit Albarsa – Bashkimi (VIDEO)

Shkup, 01 Prill – Tre lojtarë dhe dy tifozë të Bashkimit nga Kumanova kanë marrë lëndime në ndeshjen e djeshme kundër Albasrsës, kur pas përfundimt të takimit janë sulmuar nga disa tifozë vendorë.

Në stadiumin “Slloga” në Çair të Shkupit, ndeshja ka përfunduar me barazim, rezultat jo i volitshëm për ekipin vendas, i cili ka “vrapuar” pas fitores për hyrjen në Ligën e dytë, pas së cilës tifozët e pakënaqur kanë hyrë në terren dhe i kanë sulmuar fizikisht futbollistët e ekipit mysafir A.F.(21), i cili me këtë rast është lënduar nga një objekt i mprehtë, me siguri me thikë, në pjesën e ijeve, L.M. (20), F.S. (23) dhe S.J. (23). Njëherit janë sulmuar fizikisht edhe dy persona nga publiku edhe atë N.R. (33) dhe A.I. (24), që të dy nga Kumanova.Të gjitha të lënduarit janë dërguar në spitalin “Shën Naumi i Ohrit” për dhënien e ndihmës mjekësore, ku u janë konstatuar lëndime trupore.SPB Shkupi ndërmerr masa për të identifikuar autorët dhe për pastrimin e plotë të rastit.

Ka reaguar Partia Demokratike Shqiptare përmes shërbimit për informim. Disa ditë pasi u zbulua krimi më i rëndë në historinë e falsifikimit të rezultateve zgjedhore nga ana e BDI-së dhe kulmoi me falsifikimin e rezultateve në Çair, ndodhi edhe incidenti më i rëndë ndonjëherë mes shqiptarëve në fushat sportive. Dje kur shqiptarët rriheshin, thereshin dhe vriteshin nga huliganët maqedonas, BDI-ja i la të pa mbrojtur dhe në mëshirë të fatit. Sot, rrahjet dhe thikat në trupin e shqiptarëve i bën BDI-ja dhe huliganët e sponzoruar nga politika e BDI-së. Përfundimisht, shqiptarët jo vetëm që nuk janë të mbrojtur nga politika, institucionet dhe BDI-ja, ata tash rihen dhe theren nga grupet e huliganëve të sponsorizuar nga BDI-ja. Në ndeshjen futbollistike mes dy klubeve shqiptare KF Shkupi dhe KF Bashkimi, grupi i tifozëve që kontrollohet nga BDI-ja, Izet Mexhiti, Artan Grubi e të tjerë, të organizuar, sulmuan tifozët mysafir nga Kumanova dhe më pas depërtuan edhe në zhveshtoret ku gjendeshin lojtarët e KF Bashkimit, dy nga të cilët i therën me thikë. Një strukturë kriminale siç është BDI-ja, që me vite ua vjedh legjitimitetin e shqiptarëve, që me vite afron në radhët e veta kriminel, banda e hajdut, s’ka se si të sillet ndryshe ndaj shqiptarëve përveç se në mënyrë kriminele dhe banditeske!Garantojmë shqiptarët se çdo kriminel dhe për çdo akt kriminel do të vije koha kur do të jepet llogari”, thuhet në reagimin e PDSH-së.

5 TË LËNDUAR NË INCIDENTIN E NDJESHJES FUTBOLLISTIKE ALBARSA-BASHKIMI ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *