Home / Lajme / Maqedoni / Poposki në Bruksel në mbledhje të NATO-s për ISAF-in

Poposki në Bruksel në mbledhje të NATO-s për ISAF-in

23 prill-Perspektivat për integrim euro-atlantik të Republikës së Maqedonisë, ISAF-misioni në Agfanistan dhe kandidatura e Zelandës së Re për Këshill të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara për periudhën janar 2015 – dhjetor 2016, pritet të jenë temat e bisedës të Poposkit me kolegët e tij nga Zelanda e Re dhe Britania e Madhe.

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki sot në selinë e Aleancës veriatlantike në Bruksel do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit veri-atlantik të NATO-s me vendet-kontribuese në ISAF-misionin në Afganistan në nivel ministror.

Siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, Poposki dhe ministrat e tjerë pasdite do ta miratojnë raportin për adaptim të fondit ekzistues kreditor për financimin e forcave afgane të sigurisë, do ta dëgjojnë vlerësimin e përparimit të ISAF-it në Afganistan, si dhe bazat juridike për pjesëmarrje në misionin e ri pas vitit 2014.

Në kuadër të vizitës së tij në selinë e Aleancës, shefi i diplomacisë së Maqedonisë do të ketë takime bilaterale me ministrin e Punëve të Jashtme të Zelandës së Re, Marej Mekkali dhe me ministrin britanik për Evropë, Dejvid Lidington.

Perspektivat për integrim euro-atlantik të Republikës së Maqedonisë, ISAF-misioni në Agfanistan dhe kandidatura e Zelandës së Re për Këshill të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara për periudhën janar 2015 – dhjetor 2016, pritet të jenë temat e bisedës të Poposkit me kolegët e tij nga Zelanda e Re dhe Britania e Madhe.

Sonte, po ashtu në NATO, ministri Poposki do të marrë pjesë edhe në mbledhjen tre plus të Rumanisë, Turqisë dhe Polonisë (si NATO-anëtare) me Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinën dhe Gjeorgjinë (si vende-kandidatë për anëtarësim në Aleancë).

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *