Home / Lajme / Maqedoni / PPD s’kemi lidhje me blerje votash, duam riregjistrimin e partisë (VIDEO)

PPD s’kemi lidhje me blerje votash, duam riregjistrimin e partisë (VIDEO)

Tetovë, 02 Prill – Pas arrestimit të disa personave javën e kaluar për të cilët Ministria e Punëve të Brendshme tha se në emër të mbledhjes së nënshkrimeve për aktivizimin e PPD-së dyshohen për blerje votash për njërin nga kandidatët për kryetarë të Komunës së Tetovës, të martën ka reaguar Këshilli nismëtar për riregjistrimin e PPD-së.

Nga kjo nismë pranojnë se bëhet fjalë për aktivistë të tyre të arrestuar, mirëpo përjashtojnë çfarëdo ndërlidhje dhe involvim me zgjedhjet lokale dhe blerje votash për ndonjë kandidat apo parti politike. Nga Këshilli për riregjistrimin e PPD-së thotë se mbledhja e nënshkrimeve ka nisur më që në fillim të muajit mars dhe ka për qëllim aktivizimin e partisë në muajin prill, me rastin e 23 vjetorit të themelimit të PPD-së.

Ndërkaq, edhe pse sipas policisë njëri nga të arrestuarit ka dëshmuar se të nënshkruarve u janë ofruar para për vota, nga Këshilli nismëtar theksojnë se vërtetimi i nënshkrimeve në noter nuk ka qenë në funksion të pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale dhe për arrestimin e një aktivisti të tyre dhe tre qytetarëve gjatë aksionit policor javën e kaluar, ata thonë se duhet të deklarohen organet e drejtësisë, duke respektuar prezumimin e pafajësisë. Këshilli nismëtar për riregjstrimin e PPD-së thotë se iniciativa për riregjistrimin e PPD-së ka nisur që më herët dhe në mbledhjen e mbajtur më 24 shkurt, janë deponuar edhe nënshkrimet e bartësve të iniciativës.

Iniciativa për riregjistrimin e PPD-së kryesohet nga ish-ambasadori Muhamed Halili, kurse nënshkrimet në të i kanë deponuar Xheladin Murati, Sefedin Haruni, Qemal Xhafa, Mersim Pollozhani, Shaqir Aliti, Esat Asllani, Nijazi Muahmedi, Hysen Skara, Vebi Xhemaili, Hamit Aliu, Ilir Luma, Ekrem Xhelili dhe ish-funksionarë të tejrë të kësaj partie, numri i të cilëve shkon deri në 18 persona.

PPD s’kemi lidhje me blerje votash, duam riregjistrimin e partisë ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *