Home / Lajme / Maqedoni / Prani e shtuar policore në Strugë

Prani e shtuar policore në Strugë

21 prill-Në një situatë të tillë të tensionuar, policia ka kërkuar “ndihmë” nga pjesëtarët e forcave speciale të policisë, të cilat kanë ardhur në vendin e ngjarjes, me ç’rast situate është tensionuar tej mase dhe vetëm falë gjakftohtësisë së qytetarëve shqiptar të tubuar, është shmangur një përplasje që do të kishte edhe pasoja-u shprehën dëshmitarët e ngjarjes..

Në Strugë prej mbrëmë janë të pranishme forca të mëdha policore speciale në dalje të qytetit të Strugës. Në një rast është ndaluar N.D. nga Oktisi dhe kanë ushtruar kontroll në veturën e tij.

Pas kontrollit të ushtruar, kanë konstatuar se nuk ka asnjë element që mund të shërbejë për ndonjë kallëzim qoftë ai edhe kundravajtës. Mirëpo, sipas dëshmitarëve të pranishëm okular, policia e ka përsëritur kontrollin në veturën e tij, me ç’rast kanë “zbuluar dhe gjetur” plumba-fishekë!?

Po të njëjtit dëshmitar okular kanë deklaruar para të tubuarve se plumbat janë hedhur nga dora e policisë në veturën e A.D, vetëm e vetëm për të provokuar dhe shkaktuar incident dhe për pasojë të arrestojnë N.D. që është vëzhgues në vendvotim në fshatin Oktis. Ky incident i shkaktuar nga vetë policia, ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të qytetarëve shqiptar, të cilët kanë filluar të grumbullohen në vendin e ngjarjes, që ka sjellë edhe në rritjen e tensionimin e situatës, që ka mundur të shpërthejë.

Në një situatë të tillë të tensionuar, policia ka kërkuar “ndihmë” nga pjesëtarët e forcave speciale të policisë, të cilat kanë ardhur në vendin e ngjarjes, me ç’rast situate është tensionuar tej mase dhe vetëm falë gjakftohtësisë së qytetarëve shqiptar të tubuar, është shmangur një përplasje që do të kishte edhe pasoja-u shprehën dëshmitarët e ngjarjes..

Megjithatë, N.D. është privuar nga policia për një “bisedë informative” në stacionin e policisë në Strugë dhe rreth orës 21.00 personi N.D është liruar.
Vlen të theksohet se N.D. është vëzhgues në vendvotimin në Oktis, gjë të cilën e ushtronte edhe gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve, kur papritmas është arrestuar nga policia e Strugës, për motive banale dhe është mbajtur në ambientet e stacionit të policisë deri në ora 19.00, kur janë mbyllur kutitë e votimit, me qëllim që të shkaktojnë incident me përmasa të paparashikuara. (INA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *