Home / Sport / Prapakthehu i Neimar: Nuk më intereson Barça!

Prapakthehu i Neimar: Nuk më intereson Barça!

Një deklaratë e orëve të fundit ka ndryshuar plotësisht situatën për transferimin e sulmuesit brazilian Neimar në radhët e Barcelonës. Futbollisti këtë radhë është shfaqur krejtësisht kundër idesë së kalimit në radhët e katalanasve, edhe pse kjo lëvizje përflitet prej kohësh.

“Barcelona nuk më intereson. Mund të jetë një klub i madh por unë ndjehem mirë te Santos. Nuk dua të largohem nga këtu. Jam i lumtur dhe nuk e kam të nevojshme të shkoj në Evropë”, janë fjalët e sulmuesit të publikuara në shumë faqe interneti sportive në Brazil dhe që kanë bërë shumë bujë në Spanjë, ku pritet me padurim transferimi i tij në radhët e katalanasve.
Fjalët e Neimar bien në kundërshtim me ato që ka thënë pak ditë më parë një prej përfaqësuesve të tij, Andre Kuri, i cili kishte bërë të qartë se lojtari ishte shumë afër katalanasve për shkak të interesimit të këtyre të fundit.
“Barcelona ka një interes absolut për Neimar, ai është në krye të listës së preferencave të kësaj skuadre dhe e di një gjë të tillë. Kur ai të vendosë të largohet nga Santos, do të jemi të përgatitur”, ishin fjalët e menaxherit, por që tani janë përgënjeshtruar në mënyrë të bujshme nga lojtari që ka hedhur dyshime mbi të ardhmen e tij.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *