Home / Lajme / Maqedoni / Presidenti Ivanov nuk do t’ia fal burgun Boshkovskit

Presidenti Ivanov nuk do t’ia fal burgun Boshkovskit

Shkup, 24 Prill – Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov nuk do t’ia falë burgun ish-ministrit të punëve të brendshme Lube Boshkovski.

Kabineti i presidentit nuk ka dhënë asnjë qëndrim pas disa thirrjeve që deri në festën e Pashkëve ta lënë Boshkovskin të lirë.

Analizat për rregullat ligjore theksojë se është e pamundur që lideri i të Bashkuarve për Maqedoninë të mbetet i lirë dhe t’i falet burgu nga ana e presidentit.

Me ligjin për faljen e burgut është paraparë që nuk guxon t’i falet burgu një personi për vepër penale kundër zgjedhjeve dhe procesit të votimit, njëjtë siç është për shitjen e drogës, sulm seksual ndaj fëmijëve dhe vepra të ndryshme kundër njerëzimit.

Duke pasur parasysh se Boshkovski ishte akuzuar për financim jolegal të kampanjës zgjedhore, vepra të cilat kanë të bëjnë me procesin zgjedhor, atëherë kjo pamundëson lirimin e parakohshëm të Boshkovskit nga burgu.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *