Home / Lajme / Maqedoni / Pritet si hero i dënuari për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë

Pritet si hero i dënuari për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë

Tarçullovski u dënua për vrasjen e civilëve shqiptarë në fshatin Luboten të Shkupit gjatë konfliktit të vitit 2001. Në mëngjesin e 12 gushtit të vitit 2001 u zhvillua operacioni i ndërhyrjes së njësiteve policore – ushtarake në fshatin Luboten ku vranë shtatë civilë, banorë fshati, në mesin e tyre edhe një fëmijë gjashtë vjeçar Erxhan Aliu, me arsyetimin e operacionit se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së.

Në ceremoninë e pritjes zyrtare në Aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup ishin edhe kryeministri Nikolla Gruevski si dhe zyrtarë të tjerë shtetëror.

Në Shkup sot është pritur në mënyrë madhështore, ish-pjesëtari i forcave maqedonase të sigurisë, Johan Tarçullovski, i dënuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë gjatë konfliktit të vitit 2001.

Në ceremoninë e pritjes zyrtare në Aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup ishin edhe kryeministri Nikolla Gruevski si dhe zyrtarë të tjerë shtetëror.

Tarçullovski, ateroi në Shkup me aeroplanin qeveritar, ndërsa ai dje doli nga burgu Dic në Gjermani, pasi që atje po vuante dënimin me burg prej 12 viteve të shqiptuar nga Tribunali i Hagës. Tarçullovski u lirua pasi që kishte vuajtur dy të tretat e burgut.

Në qytetin e Shkupit gjithashtu u organizua pritje madhështore, ku ish-zyrtari i forcave maqedonase të sigurisë mbajti edhe një fjalim emocional para qytetarëve, duke theksuar se viktimizimi për Maqedoninë nuk ka çmim.
“U tregua se viktimizimi për Maqedoninë nuk ka çmim. Ashtu siç kishte thënë Goce Dellçev, për veprat nuk ka fillim dhe fund. Unë do të shtoja se nuk ka edhe kushtëzime. Jam shumë i lumtur dhe më ka munguar Maqedonia”, theksoi Tarçullovski.

Në ceremoninë e pritjes ishte edhe drejtori i Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijallkov, zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Tarçullovski u dënua për vrasjen e civilëve shqiptarë në fshatin Luboten të Shkupit gjatë konfliktit të vitit 2001. Në mëngjesin e 12 gushtit të vitit 2001 u zhvillua operacioni i ndërhyrjes së njësiteve policore – ushtarake në fshatin Luboten ku vranë shtatë civilë, banorë fshati, në mesin e tyre edhe një fëmijë gjashtë vjeçar Erxhan Aliu, me arsyetimin e operacionit se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së.

Johan Tarçullovski, i cili i`u dorëzua Tribunalit në vitin 2007, u dënua për vrasje, thyerje të ligjeve të luftës, torturë dhe shkatërrim të pasurisë. Sipas aktakuzës, më 12 gusht 2001, anëtarët e një njësie policore të komanduar prej Johan Tarçulovskit kryen një sulm të paligjshëm në Luboten gjatë të cilit vdiqën shtatë shqiptarë etnikë, së paku 14 shtëpive iu vu zjarri qëllimisht dhe më shumë se njëqind banorë të fshatit që ishin meshkuj shqiptarë, u arrestuan dhe u rrahën, poshtëruan dhe u keqtrajtuan psikologjikisht. Kjo është e vetmja çështje gjyqësore e Tribunalit në lidhje me konfliktin gjashtëmujor në Republikën ish-Jugosllave të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *