Home / Lajme / Maqedoni / Propozimi i ri i Nimicit me siguri do të jetë vetëm për përdorim bilateral (VIDEO)

Propozimi i ri i Nimicit me siguri do të jetë vetëm për përdorim bilateral (VIDEO)

10 Prill – Propozimi i ri ndërmjetësuesit Metju Nimic vështirë se do të jetë më shumë se formulë për përdorim bilateral, analizon sot gazeta greke “kapital” duke përkujtuar se vetëm gjatë muajve të fundit edhe dy anëtare të Bashkimit Evropian e njohën emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë.

“Është tejet herët të dihet se cilat janë parametrat e propozimit të ri të Nimicit. Në esencë, është e pamundur të përcaktohet se çka parashikon ndërmjetësuesi për zgjidhjen e një prej çështjeve më kritike për Athinën”, shkruan gazetari Kostas Raptis, duke shtuar se ka spektër propozimesh për cilindo qoftë emër me përcaktim gjeografik, si për shembull “Republika e epërme/veriore e Maqedonisë”. Ai analizon se me miratimin e emrit “erga omnes” do të duhet të ndryshohet edhe Kushtetuta e Maqedonisë që do të jetë shumë vështirë, ndërsa këtu janë edhe dy vende, anëtare të BE-së, të cilat gjatë muajve të fundit e njohën emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë, kështuqë logjikisht konkludohet se zgjidhja e propozuar do të jetë vetëm për përdorim bilateral.”Vallë ka diçka në kornizat e fuqisë politike të Athinës, është pyetja e ardhshme e madhe”, thekson “Kapital”.Duke mos i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, Raptis thekson se shpjegimi më i mirë për gjithë situatën jep deklarata e Nimicit se bëhet fjalë për çështje të rëndësishme rajonale, çështje e rëndësishme evropiane e cila ka pasoja dhe shkakton interes të madh.Ai pohon se takimet në Nju-Jork janë koordinuar me vizitën e djeshme të eurokomisarit për zgjerim Shtefan Fyle në Shkup dhe miratimin e rezolutës për Maqedoninë nga ana e Komitetit për punë të jashtme të PE-së me të cilën nga qeveritë e 27 anëtareve të BE-së kërkohet që në qershor t’i fillojnë negociatat inkuadruese me Maqedoninë.Raptis, “koordinimin dhe interesimin e SHBA-së, vendet e BE-së dhe vende të treta” e lidh me deklaratën e paradokohshme të kryeministrit serb Ivica Daçiq për “frankfurter algemajne cajtung” se “amerikanët nuk lejojmë ndërrim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë për shkak se druajnë se kjo mund të destabilizojë Maqedoninë”.Për këtë arsye po intensifikohen përpjekjet e faktorit ndërkombëtar për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet euroatlantike, konkludon “Kapital”.

PROPOZIMI I RI I NIMICIT ME SIGURI DO TË JETË VETËM PËR PËRDORIM BILATERAL ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *