Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët ankohen për presione, shantazhe dhe kërcënime

Qytetarët ankohen për presione, shantazhe dhe kërcënime

5 prill-“Civil” informon se vazhdon me mbledhjen e informatave nga terreni, të cilat do të jenë pjesë nga raporti i gjërë për zgjedhjet, dhe njëkohësisht do t’i informon institucionet dhe organizatat përkatëse të vendit, si dhe misionet e huaja.

Organitata joqeveritare “Civil” ka bërë të ditur se këtyre ditëve qytetarët janë ankuar për presione, shantazhe dhe kërcënime për të dhënë votën e tyre.

“Qytetarët nga disa komuna në Maqedoni ditëve të fundit u paraqitën në Civil për të lajmëruar se atyre personalisht, apo të afërmve të tyre, iu ushtrohet presion i madh për ta dhënë votën e tyre për njërin apo tjetrin kandidat për kryetar komune. Mes të tjerave, një qytetare nga një komunë ku ka rivotim raportoi se personalisht një nga kandidatët për kryetar komune të cilët po ‘garojnë’ në rrethin e dytë zgjedhor i është kanosur se nëqoftëse nuk fiton votat nga anëtarët e familjes së saj, njëri nga ato do të pushohet nga vendi i punës, i cili është nën kontrollin e tyre”, njofton “Civil”.

“Civil” informon se vazhdon me mbledhjen e informatave nga terreni, të cilat do të jenë pjesë nga raporti i gjërë për zgjedhjet, dhe njëkohësisht do t’i informon institucionet dhe organizatat përkatëse të vendit, si dhe misionet e huaja.

“Edhe njëherë i inkuarojmë qytetarët dhe qytetarët të realizojnë të drejtën e tyre në votë, në mënyrë të lire dhe pavarur nga presionet nga cila do anë, sepse drejtësia dhe ligjet janë në anën e tyre. Civil mbetet i hapur për të gjithë qytetarët të cilët do të ndien se në çfarëdo mënyre është e cenuar e drejta e tyre për shprehje të lirshme të vullnetit dhe do të ndërmerr gjithëçka që është në fuqi të saj t’i mbroj dhe t’u ndihmojë, duke patur çdoherë në rradhë të parë imperativin e të drejtave dhe lirive të njeriut”, informon kjo organizatë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *