Home / Lajme / Maqedoni / Raporti i DASH për të drejtat e njeriut kritika për Maqedoninë

Raporti i DASH për të drejtat e njeriut kritika për Maqedoninë

20 prill-Kritikat shprehen edhe lidhur me procesin e lustrimit, ku siç thuhet Qeveria përdor këtë si mjet për të sulmuar kundërshtarët politik dhe ish-anëtarët e saj jolojal. Maqedonia gjithashtu radhitet në vendet që ka të burgosur politik, dhe se në këtë rast përmendet Lube Boshkovski.

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut për 2012, ku janë nënvizuar një varg kritikash për Maqedoninë.

Raporti shpreh kritika dhe vërejtje gati në të gjitha sferat e funksionimit të shtetit dhe mekanizmave qeveritar.

“Problemi më kritik në fushën e të drejtave të njeriut është mosuksesi i Qeverisë që plotësisht të respektojë sundimin e së drejtës, mosrespektimin e procedurave parlamentare, ndërhyrjen në gjyqësor dhe në media, ndjekja selective e kundërshtarëve politik dhe niveli i theksuar i korrupsionit qeveritar dhe mosndëshkimit të policisë”, thekson raporti.

Sa i përket realitetit ndëretnik, raporti thekson se tensionet midis maqedonasve dhe shqiptarëve akoma paraqesin shqetësim.

Marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve etnike maqedonase dhe shqiptare janë tensionuar shpesh. Disa incidente ndëretnike që shkaktoi protesta kanë shtuar tensionet ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha. Shqiptarët etnikë vazhduan të ankohen për përfaqësimin e pabarabartë në ministritë e qeverisë dhe ndërmarrjet publike, edhe pse ka pasur përmirësim që nga viti 2001.

Sipas raportit vjetor të Avokatit të Popullit, shqiptarët dhe pakicat e tjera kombëtare, me përjashtim të serbëve dhe vllehët, janë nënpërfaqësuar në shërbimin civil dhe institucioneve të tjera shtetërore, duke përfshirë këtu ushtrinë, forcat e policisë, dhe shërbimet e inteligjencës, si edhe gjykatat, banka kombëtare, doganat, dhe ndërmarrjet publike, në dritën e përpjekjeve për të rekrutuar kandidatë të kualifikuar nga këto komunitete. Shqiptarët etnikë përbënin 18 për qind të personelit të ushtrisë, ndërsa komunitetet minoritare si një tërësi përbënin 25 për qind të popullsisë sipas statistikave të siguruara nga qeveria. Megjithatë, ministritë e caktuara nuk pranojnë për të dhënë informacion në lidhje me përbërjen etnike të të punësuarve.

Gjithashtu shqetësuese nënvizohet edhe diskriminimi i komunitetit rom.

Kritikat shprehen edhe lidhur me procesin e lustrimit, ku siç thuhet Qeveria përdor këtë si mjet për të sulmuar kundërshtarët politik dhe ish-anëtarët e saj jolojal. Maqedonia gjithashtu radhitet në vendet që ka të burgosur politik, dhe se në këtë rast përmendet Lube Boshkovski.

Në pjesën e lirisë së medias, raporti në përgjithësi vlerëson se liria e shprehjes është e kufizuar dhe se Qeveria pengon kritikën.

“Shumë i vogël është numri i mediave të pavarura që kanë qenë active dhe shprehin dallueshmërinë me qëndrime pa restriksione, por në përgjithësi këto media janë në internet. Mediat akoma janë të ndara në linja etnike”, thekson raporti i DASH.

Kritikat theksohen edhe lidhur me favorizimin e mediave dhe gazetarëve të caktuar nga ana e Qeverisë, përmes fushatave mediale. Një pjesë e gazetarëve kanë raportuar se kanë qenë të detyruar të raportojnë në favor të Qeverisë, sepse në të kundërtën do të humbasnin vendet e punës dhe aplikohet vetëcensurimi.

Burgjet e vendit dhe qendrat e ndalimit nuk kanë përmbushur standardet ndërkombëtare; Problemet kanë të bëjnë me stërngarkimin e burgjeve me të burgosur, dhunë nga stafi i burgut, rrënimi dhe mungesa e kushteve higjienike, mungesa e mundësive arsimore dhe rekreative për të mitur, dhe disa raporte të abuzimit seksual të të burgosurave femra. Kritika shprehen edhe për procesin e paraburgimit ku në shenjëstër është MPB për shkelje ligji.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *