Home / Lajme / Maqedoni / Raporti i KE: Është bërë shumë gjatë dhjetëvjeçarit të fundit në implementimin e Marrëveshjes së Ohrit

Raporti i KE: Është bërë shumë gjatë dhjetëvjeçarit të fundit në implementimin e Marrëveshjes së Ohrit

9 prill-“Komisioneri është i ndërgjegjshëm se në një vend me një diversitet të pasur si “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë” marrëdhëniet ndëretnike janë komplekse dhe se ndasitë ekzistuese nuk lënë vend për zgjidhje të thjeshta”, thuhet mes tjerash në Raport.

Komisioneri i Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Nils Muizhnieks, ka përgatitur Raportin për Maqedoninë, një kopje të të cilit e ka siguruar agjencia e lajmeve “Zhurnal”.

Komisioneri Nils Muizhnieks dhe delegacioni i tij vizituan Maqedoninë në datat 26-29 nëntor 2012, me ç’rast zhvilloi diskutime të cilat u përqëndruan në çështje të rëndësishme si drejtësia tranzicionale dhe kohezioni social, si dhe të drejtat e njeriut të romëve.

Nga konkluzionet dhe rekomandimet e Komisionerit për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe marrëdhëniet ndëretnike thuhet se janë shënuar disa arritje të rëndësishme duke përfshirë edhe zhvillimin e legjislacionit në fusha kryesore si qeverisja lokale dhe përdorimi i gjuhëve.

Në këtë Raport gjithashtu theksohet se është bërë shumë gjatë dhjetëvjeçarit të fundit në fushën e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve. Pavarësisht kësaj, politizimi i thellë përgjatë linjave partiake dhe fenomeni i patronazhit politik kanë kufizuar ndikimin e këtij progresi.

“Komisioneri është i ndërgjegjshëm se në një vend me një diversitet të pasur si “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë” marrëdhëniet ndëretnike janë komplekse dhe se ndasitë ekzistuese nuk lënë vend për zgjidhje të thjeshta”, thuhet mes tjerash në Raport.

Komisioneri rekomandon se të gjithë aktorët politikë dhe publikë të vendit nuk duhet të harrojnë se trashegimnia e tyre do të varet nga kontributi i tyre konkret në drejtim të ndërtimit të një shoqërie të bashkuar.

Ata duhet të dënojnë pa asnjë mëdyshje incidentet e dhunshme si ato që ndodhën në gjysmën e parë të vitit 2012, dhe të ndjekin politika gjithëpërfshirëse për të parandaluar ripërsëritjen e tyre në të ardhmen etj

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *