Home / Lajme / Maqedoni / Raporti i KE-së për incidentet ndëretnike dhe M.O

Raporti i KE-së për incidentet ndëretnike dhe M.O

17 prill-Në kapitullin “Inter-community dialogue – Dialogu ndërmjet komuniteteve”, raporti i Komisionit Evropian në këtë mënyrë përshkruan incidentet ndëretnike, nxitjen e tyre si dhe çështjen e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit:

Raporti special pranveror i Komisionit Evropian (KE) në qendër të vëmendjes ka edhe incidentet ndëretnike dhe Marrëveshjen e Ohrit në Maqedoni.

Në kapitullin “Inter-community dialogue – Dialogu ndërmjet komuniteteve”, raporti i Komisionit Evropian në këtë mënyrë përshkruan incidentet ndëretnike, nxitjen e tyre si dhe çështjen e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit:

Ndërmjet koalicionit qeveritar, dialogu vazhdoi në të gjitha nivelet dhe ishte i prekur nga kriza politike e cila ishte pa elemente etnike.

Ka pasur disa incidente ndëretnike gjatë periudhës raportuese. Ka qenë një numër i madh i protestave gjatë rekonstruimit të qeverisë te cilat u nxitën pas emërimit të një ish anëtari të UCK-së për ministër të mbrojtjes.

Autoritetet dhe udhëheqësit e komunitetit morën veprime të shpejtë dhe efektive për të parandaluar eskalimin.

Në kuadër të raundit të parë të zgjedhjeve lokale më 24 mars, OSBE / ODIHR në raportin paraprak vuri në dukje se retorika etnike përçarëse ishte shkaktare kryesore për ngritjen e tensioneve në disa komuna.

Një rishikim i zbatimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, korniza për marrëdhëniet ndër-etnike që nga viti 2001, ishte iniciuar nga Sekretariati për implementimin e MO (SIOFA) dhe është duke u kryer gjatë katër fazave, duke kulminuar në rekomandimet e politikave .Faza e parë e shqyrtimit MO është publikuar më 11 prill dhe faza e dytë është në vazhdim. Financimi nga shteti prej EUR 100,000 është dhënë. Koordinimi mes SIOFA dhe institucioneve tjera relevante, të tilla si Agjencia për Mbrojtjen e Pakicave dhe shpërndarjen e grantit nga SIOFA, ka nevojë të përmirësohet.

Në dhjetor të vitit 2012, pas një takimi midis liderëve të VMRO-DPMNE dhe BDI, dy partitë lëshuan një deklaratë të përbashkët duke theksuar se sfidat ndër-etnike do të trajtohen në frymën e respektit të ndërsjellë dhe tolerancës. Kjo është pjesa që i është kushtuar kujdes i veçantë lidhur me zhvillimet dhe progresin e vendit në planin e marrëdhënieve ndëretnike.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *