Home / Lajme / Maqedoni / Raportin për Maqedoninë me shumë të panjohura ( VIDEO )

Raportin për Maqedoninë me shumë të panjohura ( VIDEO )

12 Prill – Komisioni Evropian sot e mbyll raportin special që me rekomandim të Samitit të dhjetorit të Këshillit Evropian të martën 16 prill komisioneri për zgjerim Shtefan Fyle do të publikojë në Strasburg.

E vetmja gjë e panjohur është nëse deri sonte do të përgatisë konkluzione për raportin e shkurtër ose i njëjti sipas paralajmërimeve do të jetë vetëm informativ në raport me rezultatet e realizuara të vendit tonë në krahasim me fqinjësinë e mitë me Bullgarinë, hapat e ndërmarrë në zgjidhjen e kontestit të imponuar për emrin me Greqinë dhe rezultatet nga Dialogu aderues i nivelit të lartë, që prej tyre e kërkoi Këshilli për konkluzionet nga Samiti i fundit. Akush nga KE-ja nuk dëshiron të komentojë për Raportin special derisa komisioneri Fyle nuk e publikon javën e ardhshme. Megjithatë, burime të larta nga Komisioni konfirmojnë se i njëjtë nuk do të përmbajë rekomandime për fillimin e negociatave ër anëtarsim e Maqedonisë në BE, por vetëm do të konfirmohet tani më rekomandimi i dhënë nga KE-ja në progres-raportin e rregullt të tetorit për vendin tonë.

Të hënën, Raporti special për Maqedoninë duhet të miratohet në Kolexhin e komisionerëve të Komisionit Evropian, ndërsa siç është përmendur, Shtefan Fyle do të duhet ta publikojë të martën në Strasburg.Duke pasur parasysh situatën e këtillë, Raporti i ardhshëm special pritet të jetë në maksimum pozitiv për vendin tonë dhe mbetet në qershor Këshilli Evropian në lidhje me konkluzionet e Samitit të tij të fundit, të njëjtin ta notojë dghe të caktojë datë për fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë. Kuptohet nëse Greqia nga shkaqe persona sërisht nuk vendoset për veto.

RAPORTI PËR MAQEDONINË ME SHUMË TË PANJOHURA ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *