Home / Lajme / Maqedoni / Rastet e Hagës armiqësojnë koalicionin VMRO DPMNE – BDI

Rastet e Hagës armiqësojnë koalicionin VMRO DPMNE – BDI

Shkup, 26 Prill – Mediat maqedonase të afërta me VMRO-DPMNE-në, kanë vazhduar dhe sot të raportojnë për mënyrën e procedimit të rasteve të Hagës pranë gjykatave të Suedisë.

Një e përditshme maqedonase, ka shkruar dje se rastet e Hagës, ku ngarkohet kreu i UÇK-së, mund të rihapen në Suedi, falë një dispozite të Kodit Penal që lejon gjykimin e veprave nga sfera e krimeve të luftës.

Sipas artikullit të sotëm të gazetës, lëndët mund të procedohen me iniciativë të familjarëve të të vrarëve dhe të dëmtuarve në katër rastet e ndodhura në vitin 2001.

Paralelisht, mediat që ndjekin linjën redaksionale pro VMRO-DPMNE-së, kanë filluar dhe një fushatë anti-NATO dhe anti-BE, duke shkruar për mangësitë dhe dobësitë e integrimit.

Lidhur me këto zhvillime, ka bërë një reagim në Facebook, deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti – Devaja.

“Nëse vazhdojmë të krijojmë opinion publik se nuk na duhet NATO, nuk na duhet UE, por na duhet rihapje e ‘rasteve të Hagës’, nuk e shoh se ku do të arrijmë”, ka shkruar Devaja.

Në bllokun tjetër, prej ku mendohet se vijnë zërat për rihapjen e rasteve të Hagës, nuk ka asnjë koment zyrtar.

Deputetë të VMRO-DPMNE-së nuk pranojnë të bëjnë deklarata lidhur me artikujt e njëpasnjëshëm të gazetave maqedonase.

“Zhurnal Plus” ka shkruar në numrin e sotëm të saj, se VMRO-DPMNE synon të prishë raportet me partnerin e koalicionit, dhe të organizojë zgjedhjet e parakohshme. (Zhurnal)

Gjithashtu lexo

TI: Të tejkalohet problemi me harxhimet e rrugës nga deputetët

Transparency International dhe Qendra për analiza ekonomike kërkojnë nga Kuvendi të sjell ndryshime në Ligjin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *