Home / Lajme / Maqedoni / Rastet e Hagës sërish në skenë (VIDEO)

Rastet e Hagës sërish në skenë (VIDEO)

25 Prill – Diaspora e Bashkuar Maqedonas para pesë ditësh kishte dërguar letër deri të Tribunali i Hagës ku kërkohet që gjykata sërish t’i merr në duar rastet pasi që sistemi maqedonas nuk paska pasur kapacitet për një gjë të tillë. Juristë vendor dhe të huaj thonë se amnistia nuk vlen pasi që krimet e luftës nuk vjetrojnë dhe nuk mund të amnistohen

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së Abdilaqim Ademi u është përgjigjur zërave për kthim të mundshëm të lëndëve të Hagës, ku mes tjerash akuzohet udhëheqësia e UÇK-së.

Sipas Ademit, çdo rihapje e kësaj teme krijon tensione ndëretnike, prandaj të gjithë ata që mendojnë të aktualizojnë këtë çështje duhet të kenë parasysh që rrezikojnë marrëdhëniet ndëretnike dhe të ardhmen e vendit.“Apelojmë tek shqiptarët që mos bien pre e këtyre provokimeve dhe të mos shqetësohen, sepse UÇK-ja dhe pjesëtarët e saj janë të ndershëm dhe të pastër. Vendimi i Tribunalit të Hagës tregoi se kush ka respektuar civilët gjatë luftës. Që në vitin 2002, kemi pasur qëndrim të qartë që kompetent për trajtimin e dosjeve të Hagës është vetëm Tribunali i Hagës. Për këtë çështje edhe u dorëzuan pesë lëndë me kërkesë të Tribunalit. Pasi u shqyrtuan u konstatua se nuk ka bazë dhe argumente që të trajtohen dhe kthehen në gjykatat e vendit që të mbyllen si të tilla, përveç lëndës për Lubetenin, ku edhe u dënua njëri nga pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Maqedonisë”, tha Ademi, duke shtuar se për amnistinë u miratua edhe ligji edhe u bë interpretim autentik i tij dhe me këtë u mbyll përfundimisht kjo çështje. Sipas tij, kthimi i lëndëve në Gjykatën e Hagës është vetëm një dëshirë e kotë e disa strukturave.

Ndryshe, Haga, Stokholmi ose Shkupi-janë këto tre destinacionet që nga ekspertë juridik trumbetohet zgjidhje e katër rasteve të 2001-shit Udhëheqësia e UÇK-së, Punëtorët e Mavrovës, Penda e Likovës dhe varrezat në Neproshten edhe krahas interpretimit autentik të Ligjit për amnisti me çka u ndërpre përndjekja penale për ta, në sistemin gjyqësor të Maqedonisë, shkruan “Dnevnik”.

Diaspora e Bashkuar Maqedonas para pesë ditësh kishte dërguar letër deri të Tribunali i Hagës ku kërkohet që gjykata sërish t’i merr në duar rastet pasi që sistemi maqedonas nuk paska pasur kapacitet për një gjë të tillë.

Juristë vendor dhe të huaj thonë se amnistia nuk vlen pasi që krimet e luftës nuk vjetrojnë dhe nuk mund të amnistohen.

KËRKOHET RIHAPJA E RASTEVE TË HAGËS ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *